Dorëheqjet e teknikëve, reagon Tritan Shehu: Morën fund spekulimet e kukuvajkave ndaj PD

Tritan Shehu, deputeti i zgjedhur i PD-së është i pari zë nga Partia Demokratike që është shprehu menjëherë pas dorëheqjeve të ministrave teknikë të PD nga qeveria “Rama” duke deklaruar se ky akt qe edhe “fundi i një spekullimi ‘kukuvajkash’ ndaj PD-së.”

Reagimi i Shehut

Do të largohen apo jo ministrat teknikë të PD-së nga qeveria? Do të ketë koalicion PD – PS apo ndonje prej tyre do të vazhdojë në qeverinë “Rama 2”!?

Ishin “fantazite” e kësaj vere duke i shtuar edhe dilemën e fabrikuar për koalicionin PD- LSI!

Shumica e ketyre zerave “te shqetesuar”, vecse tentuan te perhapin nje mjegull per pd, te krijojne konfuzion me ate e brenda saj, apo ta kompleksojne edhe per vendimet e se ardhmes.

Besoj se tashme, mbas doreheqjes formale dhe deklaratave dinjitoze te ministrave, ka ardhur koha qe keta “orakuj” se paku te heshtin, per t’i lene vendin te vertetes dhe realitetit.

PD sic eshte deklaruar, do te jete epiqendra e opozites tone, ne mbrojtje te shtetit ligjor, qytetarit te lire e vlerave europiane e perendimore.

E gjithe ecuria e kesaj periudhe tregoi vecse se pd dhe basha dine te respektojne institucionet, shtetin shqiptar (pavaresisht kush qeveris), impenjimet , edhe nese pala tjeter nuk e ben kete gje, duke dhene keshtu nje shembull pergjegjeshmerie e transparence.

Kjo eshte nje tjeter premise per nje opozite te vertete, e domosdoshme kjo per vendin e rrugen e tij te integrimit, ne keto momente shume te veshtira per ate e te ardhmen tone, ndoshta edhe historike.

 

SHKARKO APP