Dorëhiqen pesë administratorë në Durrës, Emirjana Sako pranon kërkesat e tyre
Kryetarja e bashkisë së Durrësit Emirjana Sako ka pranuar zyrtarisht dorëheqjet e 5 administratorëve të njësive administrative të Sukthit, Manzës, Katundit të Ri, Ishmit dhe Rrashbullit dhe ka nisur emërimet e tyre me emra të rinj.
Administratorët e patën dhënë dorëheqjen që në korrik pas kërkesës së kryeministrit Edi Rama, por Sako i pati lënë në dispozicion.
Kanë dhënë dorëheqjen Kadri Gjylit në Ishëm, Edlir Cërrit në Sukth, Eltion Prenit në Katund të Ri, Albert Bukaçit të Rrashbullit dhe Muharrem Sulës në Manëz. Mësohet se deri tani janë emëruar 4 prej administratorëve të rinj, por ende jo ai i Sukthit.
KOHA JONË SONDAZH

