Dosja “McGonigal”, Dumani: Presim vendime gjyqësore nga jashtë

Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani gjatë raportimit në Komisionin e Ligjeve është pyetur nga deputeti demokrat Ivi Kaso edhe për çështjen McGonigal.

Kaso kërkoi të dijë ecurinë e hetimeve dhe Dumani tha se ndodhemi në fazën e hetimit paraprak, por përveç hetimeve në territorin e Shqipërisë, po priten sipas tij vendime gjyqësore nga SHBA për ish-agjentin e FBI-së.

”Sa i takon çështjes që ju e quani çështje McGonigal, për atë e kam bërë publik deklarimin tim. Kjo çështje është në fazën e hetimit paraprak. Janë kryer një numër i madh veprimesh hetimore në territorin shqiptar por patjetër që për hetimin e çështjeve është e nevojshme edhe ndihma juridike nga autoritete gjyqësore të huaja dhe ne jemi dhe në pritje të përgjigjes nga autoritetet gjyqësore të huaja të cilave i jemi drejtuar me kërkesë për ndihmë juridike”, tha Dumani.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?