Dosja “Partizani”, SPAK thërret 8 dëshmitarë në GJKKO. Nis i pari Taulant Balla
Në GJKKO zhvillohet sot në orën 12:30 seanca e radhës për dosjen “Partizani” me të pandehur ish-kryeministrin Sali Berisha, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi e të tjerë, për privatizimin e kompleksit sportiv Partizani.
Gjykata e Posaçme Antikorrupsion ka pranuar kërkesën e SPAK për thirrjen në gjyq të 11 dëshmitarëve. Në seancën e sotme pritet të dëshmojnë 8 prej tyre, duke nisur nga deputeti i PS Taulant Balla, në cilësinë e kallëzuesit të çështjes. Në listë janë dhe drejtues të rëndësishëm të ish klubit të futbollit “Partizani” apo edhe ish shumësportëshit me të njëjtin emër.
Ish-presidentët e Partizanit Albert Xhani dhe Paro Laçi dhe ish drejtorët Bujar Labinoti, Afrim Tole, Isa Tare pritet të dëshmojnë mbi procedurat që u ndoqën për t’i marrë atyre pronën ku vazhdonin aktivitetin sportiv.
Lidhur me këtë çështje, GJKKO ka pranuar kërkesën e Berishës për marrjen në pyetje të Kryeministrit Edi Rama në cilësinë e dëshmitarit.
KOHA JONË SONDAZH

