Drejtësia dhe Letërsia

 

Nga Anila Rezhda

Kur dy të sakta takohen, lind një tragjedi. Kështu ndodh edhe me drejtësinë dhe letërsinë. Secila më vete beson tek e vërteta e saj e madhe ndaj janë dy hemisferat e trurit të njeriut. Drejtësia është një realitet i dukshëm që gjykon kriminelin hapturazi. Ai është një person fizik që impenjon opinionin publik me egërsinë e kryerjes së një vepre penale. Ndonëse e vërteta vdes me humbjen e një jete, i gjalli do ndëshkohet rëndë, pa e besuar kurrë askush sa i dhunuar dhe i poshtëruar ishte nga i ndjeri. Gjithmonë dënime të rënda, por edhe efektet në popull jo më të pakta. Të gjitha opinionet veç nuk anojnë vetëm nga negativja. Mijëra herë në historinë e saj, drejtësia duke gjykuar bujshëm i ka dhënë letërsisë të bëjë kriminelët heronj. Mënyra pompoze e marrësjelljes së tyre nga institucionet e drejtësisë në ato të policisë, arrestimi nga shumë trupa gjigantë mbrojtës shoqërues të tyre, zgjojnë një kërshëri deri në magjike tek populli. Sa më i ashpër, i egër dhe me karakteristika të mprehta dhe të prera të jetë aq më shumë zgjon çudi. Nuk kanë fare opinion për ato që bën ai dhe nuk bën shumica se nuk mund ta dinë sa e keqe është një e keqe, kurrë. Kjo është fare e padukshme bile e kamufluar fare, por po të bësh shumën e orëve dedikuese mediatike për Të, komentet e pafund në ç’do ambient si dhe analistët kriminalistikë të ftuar në emisione më pas, do konstatoni që një krim u stërhollua si flokë të dendura të një femre, ndërkohë që brenda këtyre ditëve vepra të tjera penale shtuan vargun e zi, asfalti u skuq me më shumë gjak por opinioni konstant aty. Dashuritë e një krimineli janë kërshëri akoma më të mëdha se vete ai. I imagjinuar si njeri me shtatë koka, që nuk ha, pi, fle, qesh, qan, bën dashuri, puth fëmijën, vuan nga dhimbja e dhëmballës, puth të dashurën e tij në ballë, i blen ilaçe nënës së tij në mesnatë, do marrëzisht qenin e tij, dëgjon muzikë të preferuar që e bën të qajë, opinioni mes figurës femërore qe ai deshi mundohet të kuptojë gjithçka. Ajo vjen si fenomen zbutës edhe për mbrojtjen e tij, për të treguar këtë fizionomi të dytë të tijën që gjykatësit duan ta njohin patjetër, gjithmonë për më të mirën e vazhdimit të jetës së tij, sepse ai veç brengës shpirtërore të pendimit do ketë edhe dënimin fizik, izolimin.

Kështu, skenaristë dhe regjisorë nga mbarë bota, industri e tërë kinematografike dhe televizive do krijojnë role të theksuara kriminale, të bazuara në figura reale të dënuara dhe ky prodhim artistik do bëjë miliona njerëz në botë ti shohin me aq kërshëri hollësirat si vrau njeriu njeriun!!! Që të ketë kaq reputacion ky akt fatal jetësh lind pyetja pse i preokupon kaq shumë njerëzit kjo gjë, pse nuk i shmangen si djalli por rrinë e shikojnë me orë të tëra film me hollësi rrëqethëse bile në pozicione mjaft ndjesore me njëri-tjetrin, netëve të vona të bërë njësh trupat e tyre të dashuruar. Vallë në pasmëndjen e secilit ky udhëtim imagjinar me krimin është frika se kushdo nga ne një ditë mund të jetë poshtë një dore të dhunshme, pasi krimi ka lindur me njeriun dhe do vdesë me të?! Unë besoj që kjo është arsyeja, frika. Filmat me vrasje për arsye xhelozie quhen tashmë si më light. Dëgjohet zhurmuese por është realitet i hidhur. Të gjithë ne dimë ç’do të thotë fiksim hormonal me dikë në dashuri, sa etje na jep dëshira për të qenë me të dhe sa marrëzisht mendojmë miliona mënyra ndëshkimi kur konstatojmë tradhti nga ai. Jo të gjithë për fatin tonë arrin në vrasje, por edhe ato ndëshkime aq mizore të stërgjatura në kohë dhe aq helmuese për jetën e tjetrit nuk janë veçse një dënim i rëndë i bërë nga njerëz jo ekspertë. Shtypi këto raste i komenton prerë dhe shpejt, në gjaknxehtësi e sipër për arsye xhelozie-deklaron dhe kaq. Çuditërisht duket sikur kjo vepër penale është bukë e djathë, anashkalohet shpejturazi, ndërkohë që duhet qëndruar shumë gjatë te këto raste se na përkasin të gjithëve sepse dashuria na preokupon një jetë. Ndërsa veprat penale të krimit të organizuar, të terrorit ose të piratisë me aeroplan, në kontrast me ato lart komentohen gjatë e gjerë sepse kanë të bëjnw me vdekje masive dhe kurrë në asnjë konkluzion nuk arrihet për to pasi vetë gjykimi i tyre nga drejtësi është hermetikisht sekret për arsye mëse të kuptueshme, populli nuk duhet të tronditet kurrë pasi paniku sjell pasoja të tjera të rënda siç ndodh kur tërmeti bëhet i ndjeshëm nga njerëzit. Ky ishte kahu që reportazhi policor jep të dhënat dhe letërsia e përlan atë si fizionomi, e bën personazh filmi dhe shqepet në para.

Letërsia nga ana e saj ngjan si një institucion bamirësie ose shtëpi strehimi kriminelësh, pasi në të gjitha rastet që ajo ka marre rolin ti serviri shoqërive një fizionomi të tille ka tronditur mëndje të tëra. Arsyeja është e thjeshtë. Shkrimtari është një person me imagjinatë të cilën e lë të lirë të ndërthuri gjak dhe dashuri dhe kështu sajon një histori. Ndërsa Gjyqësorët janë një grup i madh njerëzish ekspertë ligjorë që punojnë mbi faktin, rrethanat dhe servirin dimensionin real njerëzor të mundshëm të personit. Filmi më i fundit që shëndoshi arka të tëra kinematografike ishte “50 hijet e Greit”. Që pas shfaqjes së tij dhe deri tani, autoritet policore kanë marrë me mijëra denoncime të rasteve të dashurisë me dhunë. Imitojnë skenat e këtij filmi dhe kanë krijuar atë që quhet krim inkoshient. Në përshkrimin e një vepre të tillë penale, autori i krimit, përpara një gjykate Gjermane mundi dhe i bindi të gjithë që ishte në pasion erotik e sipër, vetë e dashura e tij insistoi që ai ti dhuronte këtë lloj kënaqësie të dhunshme, ai ja ofroi dhe në atë moment kulminat që logjika të braktis, ai humbi kontrollin e forcës së duarve dhe e mbyti. Ky ishte një vendim guximtar i kësaj Gjykate por mëse i drejtë. Boll të rinj tërheqin partneret e tyre të shijojnë këto skena filmi së bashku me rezultat tragjik që ai ta përdhunojë vajzën.

Ky film ka një dimension real ndjesie me efekte shumë masive, por dihet që ai erotizëm i servirur arrihet nga të dy gjinitë vetëm në një dashuri vërtet të rrallë, pasi vetëm në një status të tillë kaq ndjesor truri ndjen çlirim dhe pranon sinusoida ndjesore të shumta. Kjo është një e vërtetë e madhe që askush nuk e tha në dëm të njerëzimit dhe vetëm për hir të fitimeve kolosale. U servir kjo mënyre dashurie, ky informacion erotik fare i papërpunuar nga sexologë dhe u la në mëshirë të duarve të njerëzve që i praktikuan me këdo partner pra në marrëdhënie fare fillestare mashkull femër, aspak të thella dhe me pasoja tragjike për jetët e tyre. “Shtëpia e Bernarda Albës“ nuk është asgjë tjetër veçse një akt kriminal i dënueshëm, keqtrajtimi i 5-së jetëve të vajzave të saj. Lorka e shkruan më 1936-ën dhe ajo vazhdon deri më sot të rishfaqet edhe në versione dramatike më të përpunuara, askush nuk reagon a thua se po shikon një ngjarje të thjeshtë jete. Dhuna e një nëne të marrë tek fëmijët që harron rolin e saj dhe ndjehet e mallkuar nga dashuria shfaqet përpara publikut si art!!! Ç’farë mund ti thoshin gjykatësit e sotëm një Bernarde?! Ata nuk flasin kurrë, por një shkrimtar mundet dhe i thotë në emër të gjykatësit që ai vetë luan:“të kuptoj pse e bëre, por ik e mbytu që të më shpëtosh edhe mua nga pesha e dhënies së dënimit. Mundem ta bëj, por ky akt më tejkalon mua si njeri”.

Sa thjeshtë letërsia gjen zgjidhje në kontrast me drejtësinë që impenjon deri në sistemin politik kur një akt kriminal krijon reagime masive. “Anna Karenina“ e Tolstoit botohet më 1878-ën. Si ngjarje ajo tronditi shoqëritë e atëhershme. Dashuria e një gruaje të martuar me një djalë shumë më të ri se vetja, lind një vajzë me të, kërkon të ndahet, i shoqi nuk ja jep divorcin sepse e donte dhe u përpoq ta mbante pranë Atë, por jo fëmijën e saj me të dashurin. Shikoni sa jetë të rrënuara gjetën strehim tek letërsia e cila Annën e bukur e çon në atë fund. Si do rronte Anna sot me ligjet e reja të shoqërive?! Mirë e bukur, qetë e natyrshëm, me para martohesh edhe me shokun e djalit, kujto artiste me famë që ndoshta për moralin njerëzor mund të jetë edhe shembull flamë!!! Drama të tëra familjare që në salla gjyqësore nuk di si ti trajtosh, duan kohë dhe mund, duan administrim ligjor të veçantë se kemi kaq jetë dhe kryesisht fëmijë. Por letërsia nga ana e saj e thamë, jep zgjidhje të thjeshta dhe sentimentale sepse një i dashuruar ishte ai i madhi shkrimtar por ata që u bënë përkrahës të dhunës farefisnore kundër Annës sa ishin?! E shikoni si ligjërohet dhuna në letërsi?! Alfred Hickok do përmendet si trajtuesi i tragjedisë psikologjike njerëzore dhe do ti jepet edhe titulli “OSCAR“ për një nga filmat e tij. Ku është kufiri paqësor i drejtësisë me letërsinë që as njëra dhe as tjetra mos krijojnë personazhe që hyjnizohen nga masa dhe fatkeqesisht birësohen bëmat e tyre famëkeqe. Së pari reportazhi policor duhet të jepet në masën e duhur me informacion selektiv të përpiluar nga gazetarë gjyqësorë në mënyrë që shkrimi të ketë përshkrime të sakta por jo me ngarkesë kaq të theksuar emocionale siç bëhet nga artikullshkruajtësit amatorë. Duhet administruar shumë më mirë doza e servirjes të këtyre lajmeve që për momentin zë mbi 80% të informacionit televiziv bashkë me ritransmetimet. Së dyti shkrimtarët gjyqësorë në të gjithë botën janë një realitet i vyer. Atyre me urdhër special ju jepet e drejta e leximit të fashikullit hetimor dhe gjyqësor si dhe e drejta e intervistimit të personit që ka kryer krimin në burg dhe ai servir një letërsi qe ka efekt përshkrues dhe plotësues për etjen publike. Duam apo nuk duam ne në epokën e asaj kohe krijoi cunam. Drejtësia historikisht nuk ka luajtur asnjë rol mbingarkesë për shoqëritë në këtë drejtim përkundrazi nuk jep kurrë komunikime shtypi, njoftime ose aq më tepër përshkrime për aktin. Shkenca e Kriminalistikës është dhe do të mbetet magjia e mendjes njerëzore por edhe memece, pasi në auditorët e saj thuhen të vërteta të mëdha dhe tepër të hidhura për ekzistenca njerëzore, ndaj të shkruarat e tyre quhen të arsyeshme të publikohen ndoshta edhe pas 40-të vjetësh kur efekti i këtij krimi është shuar dhe hollësitë rrëqethëse dëgjohen me logjikë të ftohtë.

Duke kërkur fjalët erdhi gënjeshtra. Hetimi pranon vetëm përgjigjen e parë si të vërtetë të madhe ndonëse të gjithë i bien boll gjatë si dhe unë në këtë lakim opinioni. Demokracia e fjalës nuk të lejon të thuash gjithçka në mënyrën më nudo të saj, nëse di nga kjo lloj demokracie, pasi efekti i fjalës është gjithmonë tragjik nëse nuk thuhet në mënyrën e duhur. Letërsia si ushqyese e kinemasë duhet të kuptojë rolin e saj dhe të pranojë se nuk mund të ngrihet më magjishëm se drejtësia në jetët e shoqërive. Është lehtë të mbushësh letra me gërma por është shumë e vështirë të administrosh jetë të thyera pas hekurash, jetë të rinjsh qe u mbyllën përjetësisht në burgje, jetë të çrregullta që duhet të bashkëjetojnë harmonikisht në emër të rregullit të rreptë dhe jo dëshirës. Ato jetë kanë lënë jetë të tjera pas që vuajnë më shumë se ata. Në shoqëri nuk ka vdekje si në varrime që trupi mbulohet. Gjithçka e gjallë që izolohet është një “varr“ i hapur dhe era e mërisë, urrejtjes, hakmarrjes, shpërthimit psiqik është një mundësi reale e rrezikshme dhe mbytëse për të gjithë ne. A kam parë unë fizionomi krimineli?! Thellësi e errët truri i njeriut, njeri dhe unë njerëz dhe ata bashkëecim në këtë botë. Ku i dihet si dhe pse mendoj më ndryshe nga ju. Rrëfimet e pendimit ngjanë me përralla që të rrjedh loti. Letërsia me ka shpallur gjithmonë të pafajshme sepse jam edhe unë lexuese e marrë e saj si dhe ju!!! Pse e korrigjova?! E bardha me të zezën janë dy ngjyra, po nuk i njohe në heqësinë e tyre mund ti servirësh si gri!!!                

SHKARKO APP