Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 13 Nëntor 2026, 11:49 Shira të dendur në Theth, përmbytje në Fushë-Theth Reshjet e shumta të shiut kanë shkaktuar vërshime uji në zonën e Thethit, ku banorët po përballen me probleme që prej mbrëmjes së kaluar.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

”Drejtësia nuk do të trembet”, Gjykata e Apelit: Siguria është parakusht i pandashëm për ushtrimin e detyrës

Lajme E hënë, 6 Tetor 2025 20:17
”Drejtësia nuk do të trembet”, Gjykata e Apelit: Siguria është parakusht i pandashëm për ushtrimin e detyrës
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Gjykata e Apelit të Juridksionit të Përgjithshëm ka reaguar për vrasjen e gjyqtarit të saj, Astrit Kalaja në sallën e gjyqit nga Elvis Shkambi. Në deklaratën e Gjykatës së Apelit, ndër të tjera thuhet se ngjarja imponon reflektim të thellë mbi nevojën për të forcuar masat e sigurisë në ambientet gjyqësore dhe theksohet se është e rëndësishme ndalimi i gjuhës së urrejtjes ndaj gjyqtarëve dhe sistemit të drejtësisë. Në fund të reagimit, Gjykata e Apelit nënvizon se pavarësisht tronditjes nga kjo ngjarje e rëndë, drejtësia nuk do të trembet.

Trupa gjyqësore e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm

Sot gjyqtari Astrit Kalaja u vra në sallën e gjykimit. Kjo ngjarje e rëndë është një goditje jo vetëm për komunitetin e drejtësisë, por për të gjithë shoqërinë tonë. Në emër të kolegëve gjyqtarë dhe të gjithë trupës gjyqësore, shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjen e kolegut të ndjerë dhe për të gjithë ata që ndjejnë dhimbjen e kësaj humbjeje të rëndë. Zemrat tona janë me ta në këtë moment të dhimbshëm dhe solidariteti ynë është i plotë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Kjo ngjarje tragjike imponon reflektim të thellë mbi nevojën për të forcuar masat e sigurisë në ambientet gjyqësore, duke garantuar mbrojtjen e gjyqtarëve, prokurorëve, avokatëve, palëve dhe çdo qytetari që hyn në sallat e drejtësisë. Siguria është parakusht i pandashëm për ushtrimin e pavarur dhe të paanshëm të detyrës gjyqësore. Kërkojmë që institucionet përgjegjëse të ndërmarrin masa të menjëhershme për rritjen e nivelit të sigurisë dhe për parandalimin e ngjarjeve të tilla në të ardhmen.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Po aq e rëndësishme është ndalimi i gjuhës së urrejtjes, denigrimit dhe kërcënimit ndaj gjyqtarëve dhe sistemit të drejtësisë. Asnjë shprehje armiqësie, asnjë fjalë që nxit dhunë apo paragjykim ndaj personave që përmbushin detyrën e tyre nuk duhet të tolerohet. Gjuha e urrejtjes nuk është shprehje lirie, por një mjet që ushqen intolerancën dhe dëmton besimin e qytetarëve te drejtësia. Është detyrë e çdo institucioni, politikani, media e çdo përfaqësuesi publik dhe qytetari të ruajë gjuhën e respektit dhe të dialogut.

Mund t'ju interesojë

Jep dorëheqjen si kreu i IKMT, Afrim Qendro

Jep dorëheqjen si kreu i IKMT, Afrim Qendro

Para 29 minutash
Të dielën Maratona e Tiranës, Policia e Shtetit: Ja rrugët që do të devijohen

Të dielën Maratona e Tiranës, Policia e Shtetit: Ja rrugët që do të devijohen

Para 1 ore
BE shqyrton tre kapituj të negociatave me Shqipërinë

BE shqyrton tre kapituj të negociatave me Shqipërinë

Para 1 ore

Njëkohësisht, bëjmë apel për reflektim shoqëror, për unitet dhe për respekt ndaj drejtësisë si themel i rendit demokratik. Në këtë moment të errët, ne gjyqtarët mbetemi të palëkundur në vendosmërinë tonë për të zbatuar ligjin me integritet dhe kurajë. Drejtësia nuk do të trembet. Ne do të vazhdojmë të shërbejmë me dinjitet, paanshmëri dhe besim të plotë se e vërteta dhe ligji janë mburoja më e fortë ndaj çdo akti dhune apo urrejtjeje. Bashkë në dhimbje, por edhe më të bashkuar se kurrë në përkushtimin tonë për drejtësi.

Etiketat e lidhura

Astrit Kalaja
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Shira të dendur në Theth, përmbytje në Fushë-Theth
Para 7 minutash

Shira të dendur në Theth, përmbytje në Fushë-Theth

Fabregas ndjek 3 ndeshje njëkohësisht, bashkëshortja e tij e “dorëzuar”
Para 11 minutash

Fabregas ndjek 3 ndeshje njëkohësisht, bashkëshortja e tij e “dorëzuar”

Pesë autobusë 100% elektrikë për shërbimin urban në Tiranë
Para 11 minutash

Pesë autobusë 100% elektrikë për shërbimin urban në Tiranë

Veliaj kallëzon në Prokurori Drejtoreshën e Burgjeve, Sadleva Bodo
Para 17 minutash

Veliaj kallëzon në Prokurori Drejtoreshën e Burgjeve, Sadleva Bodo

Më të lexuarat

1 Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike
Para 12 orësh

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën dipl...

2 Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?
Para 17 orësh

Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?

3 Itali-Francë: Pio Esposito shkruan historinë, trium me përmbysje i Axurrëve
Para 13 orësh

Itali-Francë: Pio Esposito shkruan historinë, trium me përmbysje i Axurrëve

4 Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin
Para 20 orësh

Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.