Drejtimi i PD/ Rakpi: Doktorin se lëviz topi nga aty? Alimehmeti: Procesi i votimit duhet të jetë i hapur dhe transparent
Ilir Alimehmeti, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka folur për Foltoren e re që ka nisur me Ervin Salianjin dhe mbështetësit e PD. Alimehmeti tha se kjo lëvizje nuk synon lidershipin e partisë dhe bëri kujdes disa herë të theksonte se kryetar i kësaj partie është Berisha, por shtoi se duhet energjizuar partia dhe votuesit duhet të përfaqësohen.
Ylli Rakipi: Ju po përpiqeni ndoshta të rregulloni diçka që nuk rregullohet. Si të ngjallësh një njeri që po vdes… PD është ajo që ne shohim. Flamuri është aty, Vokshi, Paloka, e me rradhë. Pra doni të ndryshoni një gjë që doktori e ka krijuar me kujdes shumë të madh?
Ilir Alimehmeti: Ju edhe kur e hapët, folët për Foltoren e kaluar dhe të tanishmen. Ndryshon Foltorja e Berishës kundër Bashës, nga diskutimi që po bëhet sot. Patjetër ia mori Lulzim Bashës. Partia është e doktor Berishës. Është kryetar, unë e kam votuar dy herë. Nuk është lëvizje anti-kryetar ose për kryesi, por një luftë dhe përpjekje për bashkim. Ka energji të ndryshme brenda PD-së, të cilat përfaqësohen nga njerëz të ndryshme. VEtëm një prej forcave të mëdha është e përfaqësuar gjerësisht. Këtu lind nevoja për të përfaqësuar më mirë rrymat që ndodhen në PD. Ne duam të bashkojmë forcën e PD-së bashkë, në një PD sa më të plotë, që të jetë lider i opozitës, në luftnë për pushtet nesër. Nuk është foltore kundër kryetarit dhe për të marrë vendin e kryetarit.
Ylli Rakipi: Ju kërkoni fraksion në PD, apo ndryshim lidershipi në PD?
Ilir Alimehmeti: Ju e dini që pranverën që vjen, do të ketë mundësi për të votuar figurat drejtuese të PD. Shumë prej këtyre figurave, nevojitet një lloj rifreskimi, për të përfaqësuar elektoratin. Kanë votuar mbi gjysmë milioni njerëz. Duhet të forcohet PD, përmes figurave, hapjes, rithemelimit. Këto kanë qenë premtimet që janë bërë, kanë qenë premtime që kanë qëndruar. Nëse u rikthehemi këtyre shinave. Unë kam hyrë në prill të 2022 në PD, ishte ditë të vështira për Berishën. Unë e di shumë mirë ku qëndroj. Nëse shihet si përcarje, nuk mbështes përcarjen por vetëm bashkimin. Ka nevojë për ndryshim të disa figura. Këto fliten së pari në struktura drejtuese, por që ka një nevojë, ka një nevojë. Nuk është si Foltorja e doktor Berishës. Është një format rienergjizues, kërkojnë të përfaqësohen.
Ylli Rakipi: Pra po thua që doktorin nuk e lëviz topi nga aty?
Ilir Alimehmeti: Me fjalët tuaja po.
Ylli Rakipi: Ju e votoni më Berishën?
Ilir Alimehmeti: Ka njeri që e vë në dyshim këtë?
Ylli Rakipi: Ne po.
Ilir Alimehmeti: Hajde të diskutojmë.
Ylli Rakipi: Se që është kryetar ai ne e dimë, edhe pas vdekjes ai do të jetë kryetar.
Ilir Alimehmeti: Procesi i votimit duhet të jetë i hapur dhe transparent. Por nëse dikush votohet, atij i takon të drejtojë.
Ylli Rakipi: Kjo është një pronë e doktorit. Ju kërkoni retushim të pronës. Të bjerë përshembyll Flamuri dhe të shkojë një nga ju. Gjallë në botë Alimehmet… Po të bjerë doktori mund të bien këta. Ai ka zgjedhur këta. Ju meritoni vende për shkak të votave, por nuk mendon doktori kështu.
Berisha thotë që këta që erdhën në takimet e Durrësit nuk janë demokratë.
Ilir Alimehmeti: Unë i ftuar isha, njoh disa prej tyre. Megjithatë, ajo që kemi nevojë sot si PD, kemi nevojë një nivel organizativ më të larë. Kjo nuk ka asnjë lloj dyshimi. Nga ky aspekt organizativ mund të bëhet shumë më mirë.
Ylli Rakipi: Doktori tha që e keni nismë private.
Ilir Alimehmeti: A është në favor të Partisë Demokratike? Ne takojmë njerëz në mënyrë të vazhdueshme. Kur takon njerëz nuk i takon me mandate, por në mënyrë spontante. Nuk njoh asnjë lloj takimi që nuk e forcon Partinë Demokratike. Nese konceptohet si dicka përcarëse, nuk e mbështes përcarjen, sepse unë hyra në një moment që përcarja kishte bërë dëme të mëdha. Ka edhe një nevojë, jo vetëm për numra, por edhe për organizim,
KOHA JONË SONDAZH

