Drejtoresha e AKSHI-t del nga SPAK pas 3 orësh

3 orë ka qëndruar në SPAK drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj. Ajo zgjodhi të mos prononcohej për gazetarët para SPAK-ut, teksa ajo u paraqit sot në Prokurorinë e Posaçme në kuadër të një hetimi për abuzime me tenderat e zhvilluar nga institucioni që ajo drejton. SPAK po heton 12 procedura tenderuese me vlera të larta, të lidhura me mirëmbajtjen e serverave të institucioneve shtetërore. Dyshohet se kriteret e këtyre tenderave janë hartuar në mënyrë të tillë që t’i favorizonin kompanitë që garonin, duke u krijuar mundësinë të fitonin kontrata me miliona euro.

 

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?