Drejtoresha e Arsimit Lushnjë, në pranga bashkë me të birin
Ndërsa kjo mbete një temë e debatueshme, Drejtoresha e Arsimit në Lushnjë, djali i saj, një mësues fiskulture dhe një person tjetër përfunduan në prangat e policisë, nën akuzën e korrupsionit pasiv. Dyshohet se Drejtoresha e Arsimit Lushnjë, Luiza Tabaku, bashkëpunonte me djalin e saj, Xhanluka Tabaku, dhe dy persona të tjerë, me qëllim, për të perfituar para në këmbim të vendeve të punës në këtë qytet. Përveç Drejtoreshës së Arsimit Lushnjë, Liza Tabaku, djalittë saj, Xhanluka Tabaku, ra në pranga edhe mësuesi i fizkulturës, Rigels Zenelaj. Ekspertë të policisë dyshojnë se Tabaku ka përfituar shuma të konsiderueshme parash, duke premtuar punësim në sektorin e arsimit dhe për të mundësuar një gjë të tillë, shkarkonte mësues të tjerë që nuk i përgjegjeshin “kërkesave të sah finaciare”.
Veprimtaria
Pas një hetimi disajavor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lushnjë, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, është bërë e mundur të zbulohet se Drejtoresha Arsimore e këtij qyteti, shtetasja Liza Tabaku, duke përdorur djalin e saj, Xhanlukas Bakiasi dhe shtetasin Rigert Zeneli, merrte para për emërimin e mësuesve të ndryshëm në shkollat e zonës ku ajo kishte kompetencë. Po ashtu, për këtë shtetase ka fakte se merrte shuma parash, për të mos larguar mësuesit nga puna,” – thuhej në njoftimin e prokurorisë. – “Mesditën e së shtunës është arrestuar në flagrancë shtetasi Xhanlukas Bakiasi dhe Rigert Zeneli, të akuzuar për “ushtrim ndikimi të paligjshëm…” të cilët sapo i kishin marre një sasi të konsiderueshme parash një shtetasi për të mos e larguar nga puna si mësues, ndërkohë që është ndaluar, me urdhër të Prokurorisë, shtetasja Liza Tabaku, e akuzuar për “korrupsion pasiv…” Nga hetimi ka rezultuar se për çdo emërim apo moslargim nga detyra, kjo shtetasve merrte shuma nga 3000-5000 euro. Në veprimtarinë e saj të paligjshme, kjo shtetase ndihmohej nga djali i saj, Xhanlukas Bakiasi (mbiemri nga babai) dhe një shtetas tjetër, Rigert Zeneli. Janë arrestuar në flagrancë shtetasit Bakiasi dhe Zeneli, të cilët sapo i kishin marrë një shumë parash një mësuesi, në këmbim të premtimit për të mos e larguar nga puna. Sipas hetimeve, rezulton që kjo shumë parash do të dorëzohej tek drejtoresha e zyrës arsimore, Liza Tabaku, e cila është njëkohësisht e ëma e njërit prej të arrestuarve. Ndër të tjera, rezulton se shtetësia, Liza Tabaku, dhe djali i saj Xhanluka Tabaku, kanë kërkuar shumën 3000 euro prej disa personave, për t’i emëruar në shkolla të ndryshme, në komunat e Lushnjës . Gjithashtu, në bashkëpunim edhe me shtatasin Rigert Zeneli, këta shtetas dyshohet se kanë marrë shuma parash nga mësues të ndryshëm, për të mos i larguar nga puna.
Të arrestuarit
Djali i saj, dhe mësuesi i fizkulturës në fshatin Allkaj, Rigels Zenelaj, kanë shërbyer si sekserë. Ende nuk dihet se sa është shuma që ka përfituar Tabaku, por burime nga policia e Lushnjës konfirmojnë se arrestimi është bërë pas denoncimeve nga disa qytetarë. Ndërkohë po hetohen edhe lidhjet me disa mësues të tjerë, për të cilët ka të dhëna se kanë bashkëpunuar me Tabakun. Në momentin e arrestimit, Drejtoreshës së Arsimit Lushnjë, i janë kapur edhe 12 mijë euro si dhe 800 mijë lekë. Ndërkaq, ajo ka tentuar që 2 mijë euro, t’i fshihte në tualitetin e komisariatit, pas arrestimit. Pas arestimit, bashkë më të birin, vetëm bashkëshorti i saj ka qëndruar në shtëpi dhe nuk ka pranuar të japë asnjë opinion, në lidhje me ndalimin e së shoqes. Liza Tabaku, para se të fitonte konkursin si Drejtoreshë e Arsimit në Lushnjë, kishte punuar më parë në kompaninë “Cez Shpërndarje”. Arrestimi i saj vë në pikëpytje konkurset në arsim, pas ardhjes në pushtet të së majtës, dhe nxjerr në pah defektet e personave që i kanë fituar ato “me meritë”, sepse edhe në Tiranë, ndodhi një skandal i tillë, dhe drejtoresha “u zhduk”, sikurse edhe në Korçë, me të njëjtën akuzë, është ngritur padi penale ndaj një drejtori të shkollës. Aranit Muraçi