Drejtori i Përgjithshëm i Vodafone Albania vlerësohet me çmimin “Menaxher i Vitit”

 Drejtori i Përgjithshëm i Vodafone Albania vlerësohet me çmimin “Menaxher i Vitit” për kontributin në industrinë e komunikimeve elektronike në Shqipëri

Vodafone Albania u vlerësua me çmim në Forumin e 7-të të Komunikimeve Elektronike, Infocom Albania. Drejtorit të Përgjithshëm të Vodafone Albania, Z. Dietlof Mare iu akordua çmimi “Menaxher i Viitit” për kontributin e dhënë në fushën e komunikimeve elektronike në Shqipëri.

“Ndihem tepër i lumtur që jam pjesë e këtij forumi. Mendoj se ky çmim nuk është vetëm për mua por edhe për skuadrën fantastike që qëndron pas meje. Në këto 4 vite në Shqipëri kam parë tregun të zhvillohet, të ndryshoj dhe shihet qartë sesi këto gjera po formojnë të ardhmen. Puna e bërë për spektrin në këto 2 vitet e fundit është vërtet fenomenale dhe autorizimet e dhëna për frekuencat kanë mundësuar teknologji të avancuara si 4G dhe 4G+. Këto zhvillime kanë vërtet vlerë dhe mesazhi që dëshiroj të përcjell është të vazhdojmë të punojmë fort në këtë drejtim dhe  të nxisim formimin e të ardhmes dixhitale” – tha Z.Mare në fjalimin e mbajtur pas marrjes së çmimit “Manaxher i Vitit”.

Vodafone Albania ka investuar vazhdimisht  në vend per t’iu sherbyer sa më mirë klientëve dhe kërkesave të tyre. Tashmë prej 15 vitesh në treg, Vodafone ka qenë pararojë e shërbimeve dhe produkteve inovatore si dhe një nga nxitësit kryesorë të zhvillimit të sektorit të komunikimeve elektornike në vend.  Gjatë viteve 2015 dhe 2016 Vodafone Albania ka fuqizuar edhe më tej pozitën e saj si lider në treg. Së fundmi, Vodafone Albania ka investuar në shtrirjen e teknologjisë 4G në të gjithë vendin dhe tashmë klientët Vodafone përfitojnë internet të shpejtë dhe shërbime inovatore  përtej shërbimeve tradicionale zanore & data. Një prej tyre është edhe shërbimi M-Pesa i prezantuar një vit më parë  dhe që  i mundëson klientëve të kryejne pagesa dhe të bëjnë transferta parash nëpërmjet telefonit celular.

“Shaping the digital future” (Duke formuar të  ardhmen dixhitale) ishte tema kryesore e Forumit të 7-të të Komunikimeve Elektronike në Shqipëri Infocom Albania. Evenimenti që nderon kompanitë novatore, shërbimet dhe produktet risi si dhe drejtuesit e kompanive për kontributin e tyre në funksion të zhvillimit të industrisë së komunikimeve elektronike në Shqipëri, Infocom Albania, vjen në këtë edicion të 7-të me fokus dixhitalizimin, si e ardhmja e fushës së komunikimeve elektronike. Forumi zgjati dy ditë, 24-25 Maj me një axhendë të pasur diskutimesh rreth çështjeve dhe zhvillimeve kryesore të kësaj industrie dhe synimeve për të ardhmen.

Për më shumë informacion rreth Vodafone Albania vizitoni faqen zyrtare www.vodafone.al ose kontaktoni media.al@vodafone.com

SHKARKO APP