Drejtori i Policisë së Shtetit, Proda shkon në Gjykatën e Apelit
Drejtori i Policisë së Shtetit, Ilir Proda dhe drejtuesi i policisë së Tiranës Elton Alushi prej 30 minutash ndodhen në ambientet e Gjykatës së Apelit të Tiranës.
Gjyqtari u vra ditën e djeshme nga Elvis Shkambi. Autori në dëshminë e tij para hetuesve ka thënë se “i kishte ardhur në majë të hundës me gjyqet” dhe qëlloi me tre plumba në drejtim të gjykatësit, pasi ai dha verdiktin në Apel kundër xhaxhait të tij.
Po ashtu në pranga ka përfunduar roja i Gjykatës së Apelit, Banush Koxhaj. Sipas policisë kamerat e sigurisë tregojnë se 63-vjeçari nuk ka kryer kontrollin përkatës, edhe pse skaneri ka konstatuar në momentin që Elvis Shkambi hyn në gjykatë, prezencën e objekteve metalike.
Kreu i SPAK, Altin Dumani, ish-drejtuesi Arben Kraja por edhe prokurorë e gjyqtarë të tjerë kanë kryer sot homazhe në nderim të gjyqtarit të ndjerë Astrit Kalaja.
KOHA JONË SONDAZH

