I lirë dhe i pavarur për Tiranën, Dritan Gremi: Qyteti nuk i përket politikës

“E imja është një revoltë qytetare”. Me këto fjalë e nis bisedën e tij kandidati Dritan Gremi, i cili hyn në garën për Tiranën nga fusha e biznesit. Një nismë krejtësisht e lirë, si një kandidat i pavarur, Gremi shprehet ndër të tjera se ai nuk beson as tek e majta dhe as tek e djathta, ndërsa vjen me 10 pika të programit të tij për menaxhimin e qytetit ndryshe.

“Bashkia e Tiranës nuk është monopol i politikës. Është dhe u përket vetëm njerëzve. Pra, kjo ideja që vetëm politika mund ta çojë përpara këtë qytet dhe ne duhet të pranojmë çdo lloj zgjidhjeje, për mua duhet të marr fund”, shprehet Gremi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai ka zgjedhur që planin dhe programin e tij për qytetin ta shpalosë në një fushatë pozitiviste dhe kryesisht përmes Podcastit të tij. Këtë të shtunë ora 20:00, në Youtube Dritan Gremi prezanton zyrtarisht kandidaturën, ndërsa në vijim po përmes podcastit të tij, do të sjellë programin konkret për menaxhimin e qytetit.

Swiss Digital Mobile Reklama
Dritan Gremi: Pse vendosa të kandidoj për Tiranën

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?