“Dua të iki në tualet”, Ndoci me plan të mirëmenduar për arratisjen
Me sa duket se Altin Ndoci e kishte mirëmenduar planin për t’u arratisur nga spitali i Durrësit. Vetëm 5 policë e shoqëronin, ku njëri prej tyre ishte shoferi, 2 të tjerë pritën në furgon dhe vetëm 2 u futën brenda në spital. Pasi është futur në dhomë, i burgosuri i ka kërkuar policit që të shkojë në tualet. Sapo ka dalë nga tualeti, Ndoci ka goditur policin dhe është larguar me shpejtësi. Dyshohet se një audi A7 i bardhë e priste në parkimin e Spitalit të Durrësit dhe më pas janë larguar në drejtim të Spitallës.
KOHA JONË SONDAZH

