Duhen 84 vota në Kuvend për 46 bashki, deputeti socialist Vullnet Sinaj ndryshon qëndrim

Ndryshon qëndrimi i deputetit socialist Vullnet Sinaj sa i takon reformës territoriale. Edhe pse në mbledhjen e mëparshme të grupit parlamentar ai kishte shprehur rezerva për reformën, këtë herë Sinaj raportohet se ka votuar pro draftit të Partisë Socialiste.

Gjatë mbledhjes ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, Sinaj ka mbështetur propozimin për riorganizimin territorial, i cili parashikon shkrirjen e 15 bashkive.

Tashmë vëmendja pritet të jetë te qëndrimi që do të mbajë në seancë plenare deputeti socialist Erion Braçe, i cili më herët është shprehur kundër reformës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?