FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Duka takon ish-trajnerin e Milanit

Federata Shqiptare e Futbollit vazhdon bisedimet me teknikë të ndryshëm, për t’i besuar stolin e kombëtares. Së fundi, mësohet se Armand Duka ka udhëtuar drejt Italisë për të takuar ish-trajnerin e Milanit, Alberto Zaccheroni.

Bëhet fjalë vetëm për një takim fillestar dhe informues, pa pasur asgjë konkrete. Nëse gjithçka mbyllet me sukses, trajneri italian mund te firmosë një kontratë dyvjeçare (1+1) për të drejtuar kuqezinjtë.

Në të shkuarën, Alberto Zaccheroni ka drejtuar Milanin, Interin dhe për pak kohë Juventusin, si edhe kombëtaret e Japonisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?