Dumani i dorëzon detyrën Brahos: Jemi ndeshur me presione, sot SPAK është më i besueshëm

Altin Dumani i ka dorëzuar detyrën kreut të ri të Prokurorisë së Posaçme, Klodian Brahos.

Gjatë fjalës së tij, Dumani u shpreh se sot u mbyll një ndër kapitujt më sfidues për të. Më tej, shtoi se ai dhe SPAK në përgjithësi janë ndeshur me presione, por tani Prokuroria e Posacme është më e fortë dhe më e besueshme.

“Më lejoni të them dy fjalë. Sot mbyllet një kapitull që ka qenë ndër më sfiduesit gjatë karrierës sime si prokuror. Ka qenë privilegj dhe përgjegjësi, jemi ndeshur me vendime të vështira, presion, por ne kemi punuar me integritet dhe profesionalizëm. SPAK është më i fortë, më i besueshëm se më parë. U shpreh mirënjohje partnerëve tanë ndërkombëtarë. Kontributi i tyre ka qenë i çmuar për ndërtimin e standardeve që kemi sot. Një falënderim shkon edhe për publikun shqiptar , besimi i tij ka qenë forca jonë më e madhe. I uroj shumë suksese zotit Braho duke e çuar para besimin e SPAK“, shprehet Dumani.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?