Dumani pret VarnHorn në SPAK, ambasada e SHBA: U diskutua për takimet me zyrtarët e Administratës Trump
Kreu i SPAK, Altin Dumani, priti këtë të enjte në një takim të ngarkuarën e SHBA me Punë në Tiranë, Nancy VarnHorn, për të diskutuar punën e guximshme të SPAK dhe BKH në bashkëpunim me agjencitë amerikane të zbatimit të ligjit për të luftuar krimin e organizuar, terrorizmin dhe trafikun e drogës.
Ambasada Amerikane në Tiranë, sqaron se gjatë takimit u diskutua edhe mbi takimet e fundit të Dumanit në Uashington me zyrtarë të Administratës Trump në Departamentin e Shtetit dhe në Departamentin e Drejtësisë.
“Shtetet e Bashkuara janë krenare që bashkëpunojnë me SPAK në përparësitë tona të përbashkëta për të goditur organizatat e rrezikshme kriminale ndërkombëtare që kërcënojnë sigurinë e Shteteve të Bashkuara dhe të Shqipërisë”,– thuhet në postimin e ambasadës amerikane.
KOHA JONË SONDAZH





