Dy fjalë për gruan(ministren) e mirë Milva
Nga Mentor Kikia –
Sot është vështirë të thuash fjalë të mira për dikë.
Së pari, sepse rrallë gjen njerëz që ti meritojnë ato, por edhe sepse atij që i meriton nuk ia thonë, për një mijë arsye.
Por Milva Ekonomi, është një nga njerëzit që i meriton fjalët e mira, dhe se pakkush besoj mund të ketë arsye për të mos ia thënë ato.
Milva është ministrja më e re e qeverisë dhe ka në drejtim tashmë një nga sektorët më të rëndësishëm të vendit.
Se sa e aftë do të jetë ta drejtojë këtë institucion, atë duhet tia lëmë kohës.
Por paraprakisht ne duhet të pranojmë që kjo është një zgjedhje shumë e mirë.
Milva nuk është përfaqësuese e ndonjë lobi politik, ekonomik, apo kriminal e korruptiv, të cilit do ti detyrohet t’i fshijë këpucët me tendera e koncesione.
Edhe pasi të lërë detyrën, jam i bindur që Milva do të jetë po Milva, ashtu siç ka qenë, nuk do të jetë pjesë e nomeklaturës, nuk do të shkojë të banojë në “lagjen” e bosave tek TEG dhe në Lagunën Blu ne Kavaje.
Suksese Milva!