Dy fjalë për sprovën e madhe Shqipëri – Serbi

 

Nga Fehmi Rama

Ndeshja futbollistike e cila do të zhvillohet në mes të Shqipërisë dhe Serbisë sikur bartë në vete më shumë se një ndeshje futbolli të zhvilluar për kualifikimet e kampionatit evropian, me këtë ndeshje dërgohet mesazh në UEFA për sportin shqiptar, po ashtu dërgohet mesazh të aleatët dhe tek të tjerët se shqiptaret janë popull më vlera. Cili do jetë epilogu i mbarëvajties dhe i rezultatit mbetët të shihet,por shpresojmë në mesazh pozitiv!

Ndeshja në mes të kombëtareve të Shqipërisë dhe Serbisë duhet të jetë një ndeshje e zakonshme,e zhvilluar në një ditë të zakonshme, me këtë ndeshje as shqiptaret dhe as serbët nuk do ndajnë kufijt e tokave të tyre e as nuk do jetë kjo ndeshje një nga betejat e radhës për përcaktimin e fitorës në luftë. Thjeshtë më këtë ndeshje do të përmbyllet një cikël i kampionatit evropianmë të cilin kualifikohen për mëtutje kombëtaret më të merituara. 

Shpresojmë që ndeshja të zhvillohet në frymën e sportit dhe të profesionalizmit, natyrshëm duke sjellë fitore skuadra kuq e zi ! Në çdo variant tjetër të zhvillimit të ndeshjes jashtë rrethanave sportive është e dëmshme për shqiptaret, rënja në provokime të mundëshme prej nacionalistëve serb të cilat mundë të jenë të shprehura më dhunë apo në forma të tjera gjatë zhvillimit të ndeshjës do sillnin ndërprerjen e saj, një ndërprerje e tillë e ndeshjes do favorizonte kombëtaren serbe, rrjedhimisht balancimin e dhunës që ndodhi në Beograd kohë më parë ku u ndërpre ndeshja futbollistike mes kombëtarëve relevante.

Skuadra kuq e zi mundë të realizoj fitore

Shqiptaret në futboll dinë mjaft mirë të befasojnë, befasuan në kohën e izolimit kur Vllaznimi mundi Partizanin e Beogradit, ishte Jugosllavia ajo e cila vuri në lëvizje tankset në kufirin shqiptar në atë kohë. Kombëtarja shqiptare në vitin 2004 poashtu befasoj më fitoren ndaj kampionatit evropian në futboll Greqisë. Ishte skuadra kuq e zi ajo e cila ndodhej të nesërmen në ballinat e shtypit vendor dhe ndërkombëtarë si fituese.
Urtësia transparenca profesionalizmi i kombëtares kuq e zi,do dërgoi mesazh se jemi popull i civilizuar, kemi rast të cilin Zoti na ka dhuruar të dëshmojmë vetën se jemi ndryshe, se ne jemi paqësor se jemi trima të urtë dhe që japim atë që meriton gjithkujtë.
Suksese kombëtarës kuq e zi!

SHKARKO APP