Dy foltore në PD, Alimehmeti: Ky nuk është një aksion kundër kryetarit të partisë apo strukturave

Ervin Salianji ka kërkuar ndryshim, ripërtëritje dhe rizgjim të Partisë Demokratike. Ilir Alimehmeti i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” si mbështetës i kësaj lëvizjeje, thotë se foltorja aktuale ndryshon plotësisht nga ajo e Sali Berishës që u zhvillua kundër Lulzim Bashës.

”Ky nuk është një aksion kundër kryetarit të partisë apo strukturave, por një përpjekje për bashkim dhe rivitalizim të PD-së. Foltorja e doktor Berishës kundër Bashës ishte krejt tjetër.

Sot po diskutohen çështje thelbësore për të ardhmen e PD-së. Partia është e doktor Berishës, ai është kryetari i zgjedhur, por kjo që po ndodh nuk është një lëvizje kundër kryetarit apo për ta zëvendësuar atë,.

Swiss Digital Desktop Reklama

Brenda PD-së ka energji të ndryshme dhe kampe të ndryshme politike, të cilat mund dhe duhet të përfaqësohen nga njerëz të ndryshëm. Kjo nuk është një foltore kundër kryetarit, por një organizim mes njerëzve për të rivitalizuar partinë. Është një përpjekje për bashkim dhe përfaqësim të të gjitha rrymave që ekzistojnë brenda PD-së”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?