Dy videot e Trump me prekje duarsh që po thyejnë rrjetin

Donald Trump ka arritur që të marrë vëmendjen e të gjithëve prej veprimeve të tij të pazakonta gjatë disa vizitave të rëndësishme.

Ai ishte në Vatikan për të bërë një takim me Papa Franceskun, dhe në një video duket se është përpjekur që ti prekë dorën. Pas këtij veprimi, ishte Papa ai që reagoi menjëherë duke mos e lejuar që ti afrohet.

Më pas, në mbledhjen që bëri në samitin e NATO-s u pa në një moment teksa shtynte kryeministrin malazez për të kaluar.

Edhe pse ky i fundit e kaloi me të qeshur këtë situatë, duket se nuk është ndjerë mirë nga veprimi i presidentit të Amerikës.

Pas publikimit të këtyre pamjeve, ai u bë personi më i përfolur në rrjete sociale ku pati edhe reagime negative ndaj këtyre veprimeve.

SHKARKO APP