Dy vitet e ardhshme, më të nxehtit e historisë njerëzore
Dy vitet e ardhshme mund të jenë thyejnë rekord përsa u përket temperaturave të larta.
Studimi është bërë nga zyra “Met Office’’, në Britaninë e Madhe, ku shkencëtarët thonë se ngrohja globale shkaktohet nga efekti serë, ku gazrat grumbullohen mbi tokë dhe planeti është i ngjashëm me një serë.
Shkencëtarët thonë gjithashtu se do të aktivizohet fenomeni klimatik ‘El Nino’, i cili sjell rritjen e temperaturave mbi sipërfaqen e oqeanit Paqësor. Një gjë e tillë ndikon në ngrohjen globale.
‘El Nino’ ka një interval kohe prej 20 vitesh, por tani thuhet se ai mund të jetë edhe më i shpeshtë, çdo 10 vjet.
Prof. Adam Scaife nga Zyra ‘Met Office’, ka konfirmuar se kjo është një pikë e rëndësishme kthese në klimën e Tokës, sepse shumë ndryshime të mëdha pritet të ndodhin në të njëjtën kohë.
Disa vende do të rrezikohen nga përmbytjet, ndërsa disa të tjerë do të vuajnë nga thatësira.
Ata dyshojnë se pasojat do të jenë të ngjashme me fenomenin “El Nino”, të vitin 1998.