Dyfishohen prurjet në HEC-e, Fierza vetëm 4 metra larg pikës kritike

Qarku i Shkodrës në 24 orët e fundit ka qenë nën prezencën e reshjeve të shiut me intensitet të ulët në zonat e ulëta, ndërsa zonat malore nën reshjet e deborës.

Aktualisht, prurjet në HEC janë dyfishuar. Fierza është 4 metra larg pikës kritike dhe prurjet 900 deri në 1 mijë metër/kub. Shkarkime nuk ka.

Nga dëbora, Vermoshi është i izoluar, pasi trashësia e dëborës shkon deri në 1 metër. Shkolla 9-vjeçare ka ndërprerë mësimin.

Edhe në Dukagjin ka probleme pasi dëbora shkon në 60 cm dhe ka ndërprerje të energjisë. Në Pukë ka reshje dëbore, Iballa e Qafë Çela janë më problematike.

Hidrovoret e Velipojës dhe Casit janë në punë.

Nuk ka probleme me nënshkodrën por niveli i lumenjve ka njohur rritje.

SHKARKO APP