E djathta të distancohet nga krimet e kolaboracionistëve të Luftës së II Botërore
Nga Petro Koçi*
Eshte krenari per mua te marr pjese e te pershendes kete Konference solemne me rastin e 20 vjetorit te krijimit te Organizates per Deshmmoret e LANC dhe Deshmoret e tjere te Atdheut ne emer te Ministrise se Mbrojtjes dhe te Qeverise se Republikes se Shqiperise. E them me siguri se 20 vjet te historise se organizates tuaj jane edhe 20 vjet te historise tone te perbashket politike sepse gjykimi mbi deshmoret, Luften Antifashiste Nacional Clirimtare mbetet edhe sot nje ceshtje politike e rendesishme. Qeveria e te majtes socialiste dhe progresiste e konsideron LANC dhe deshmoret e saj vlere kombetare tek e cila duhet te bashkohemi te gjithe.
Ne keta 20 vjet ju, bashke me organizaten kombetare te veteraneve te Lanc keni zhvilluar nje pune te shkelqyer, te vyer, plot passion e perkushtim, bazuar ne vullnetarizem te mirefillte, ne sherbim te atdheut dhe idealit te vertete kuqezi. Me lejoni te te theksoj qysh ne fillim se deshmoret e atdheut, gjaku I tyre jane themeli moral mbi te cilin ndertohet kombi dhe e ardhmja e tij. Perulja e ndjere dhe e sinqerte ndaj tyre eshte mundesia qe na jepet te gjitheve pa perjashtim per te reflektuar ne mendim e me vepra per te punuar me shume, per tu perkushhtuar me fort ne procesin e ndertimit te nje shoqerie me te mire, te nje demokracie institucionale, te nje qeverisjeje te ndershme e ne fund te fundit te nje Shqiperie me te forte e te drejte.
Homazhi ne varrezat e deshmoreve duhet te ndjehet si peligrinazh ne vendin me te shenjte te kombetarizmit dhe atdhedashurise. Mosha 20 e pak vjecare e shumices se deshmoreve te atdheut tone eshte kushtrimi me i forte per cdo qytetar e zyrtar se interesi publik e kombetar eshte mbi ate personal, klanor apo partiak. Deshmoret e LANC jane simboli me kuptimplote i nacionalizmit me vepra ne raport me nacionalizmin me fjale , te veteshpallur qe u lidh me pushtuesin fashist e nazist per interesa pushteti dhe tregetie. Lidhja e tradhetareve te vendit me pushtuesin, bashkepunimi anti LANC i tyre perben aspektin e vetem negativ te Luftes se II Boterore ne Shqiperi qe mund te shkaktonte perplasje civile.
Por kjo nuk ndodhi sepse tradhetaret mbeten ne minorance dhe krimet e tyre bene qe shumica e shqiptareve te perqafonte platformen e antifashizmit kombetar dhe boteror. Mosdistancimi i sotem i disa forcave politike nga tradhetia kolaboracioniste gjate Luftes se II Boterore eshte nje dukuri e rrezikshme per interesin kombetar. Ndersa pasuesit te majtes u discancuan qartazi dhe prerazi nga krimet dhe fajet e qeverisjes diktatoriale , pasuesit e se djathtes akoma nuk jane distancuar nga krimet, fajet dhe tradhetia e bashkepunetoreve te fashizmit. Tradhetia eshte e kunderta e nacionalizmit!
Nderkaq e ardhmja vertete europiane e vendit dhe shoqerise tone ka nevoje uleritese per idealizmin e vajzave dhe djelmoshave te rene per clirimin, mbrojtjen apo perparimin e atdheut tone. Ne prag te festave tona kombetare te 28 e 29 nentorit eshte koha per te kuptuar se betejat per clirim jane sfida qe nuk rreshtin kurre. Jemi ne mes te nje beteje , ne te cilen nuk jemi serish vetem, per te cliruar drejtesine nga pushteti i paligjshem i oligarkise. Ne duhet ta mposhtim rezistencen e kesaj oligarkie qe nuk pranon ta leshoje sistemin e kapur gjyqesor. E kjo nuk eshte beteja jone e vetme. Clirimi nga vargonjte frymembytes te informalitetit, nga anarkia urbanistike etj. jane beteja te veshtira, por qe me vendosmeri dhe frymezim kombetar e shteteror perballohen e dalin me sukses.
Prandaj puna e palodhur e oragnizates tuaj dhe e veteraneve te LANC per te rilindur idealizmin kombetar, shpirtin e sacrifices per interesin publik merr nje vlere bashkekohore qe i sherben te ardhmes tone europiane e jo thjesht arkivave te se shkuares. Investimi per nje shpirt idealist shoqeror eshte goditje ndaj pragmatizmit te paskrupullt qe ve interesin pasunor e politik personal mbi ate strategjik kombetar.
Cdo deshmor dhe cdo ish partizan e kreu trimerine e kohes se vet duke guxuar dhenien e jetes per atdhene. Por ata nuk e dhane jeten per privilegje! Trimeria moderne e kohes se sotme per cdo qytetar e zyrtar eshte kurajua per te qene te ndershem. Respekt e perulje ndaj vepres se deshmoreve te lavdishem te atdheut tone! Pune te mbare e te sukseshme Organizates misionare per deshmoret e LANC dhe Deshmoret e tjere te Atdheeut! Gezuar festat e medha kuqezi te 28 e 29 Nentorit! Rrofte Shqiperia!
*Fjala e Zvministrit te Mbrojtjes Petro Koci me rastin e 20 vjetorit te krijimit te Org. Kombetare te Deshmoreve te LANC.