E gjithë vëmendja në Golden Globe tek reagimet mes Aniston dhe Pitt

Prej shumë kohësh aludohet një rikthim mes çiftit të njohur Brad Pitt dhe Jennifer Aniston. Këto aludime janë shtuar pasi ata kanë nisur të jenë sërish miq me njëri-tjetrin dhe për faktin që vetëm pak kohë më parë Pitt doli i fundit nga një festë e organizuar në shtëpinë e aktores.

Këtë herë ata kanë qenë bashkë në të njëjtën event në ndarjen e çmimeve “Golden Globe”. Pitt u nderua me një çmimin si aktori më i mirë jo protagonist në këtë event dhe gjatë fjalimit të tij të gjithë sytë ishin tek Aniston.

Ndër të tjera ai tha se do të kishte dashur të merrte nënën e tij në event, por më pas u pendua pasi mendoi se mediat do të shkruanin se ata janë çift. Duket se këtë shaka ai e bëri pas lajmeve dhe aludimeve të shumta rreth lidhjeve të tij pas divorcit dhe kryesisht për ribashkimin me Aniston.

Pas shakasë së tij kamerat fokusuan aktoren, e cila ishte duke qeshur me ato çfarë po thoshte ish-partneri i saj.

SHKARKO APP