E mashtruan humoristët, tani vetë Putin kërkon takim me Elton John
Presidenti rus Vladimir Putin do të takohet me yllin e muzikës, Elton John.
Takimi do të fokusohet në çështjen e shumëdiskutuar të homoseksualëve. Kjo pasi Elton John, i i cili është deklaruar i tillë, kërkon që në Rusi të drejtat e këtij komuniteti të mbrohen.
BBC shkruan se Elton John i kërkoi Presidentit rus një takim para disa kohësh për këtë temë, pasi këngëtari e konsideronte “qesharak” qëndrimin e Putin rreth kësaj çështje.
Ditë më parë, Elton John ra viktimë e dy humoristëve që e telefonuan në emër të liderit rus për t’i kërkuar takim, por një ditë më parë, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha për mediat ruse, se Putin këtë herë e ka telefonuar vërtet këngëtarin.
Putin ka thënë se është i gatshëm të takojë Elton John kur oraret e tyre të përputhen dhe të diskutojnë së bashku çështjen më me interes, për yllin e muzikës britanike.