E ngarkuara e Amerikës takohet me Peleshin: Bashkëpunim me Kuvendin për objektivat e përbashkëta

Kryeparlamentari Niko Peleshi ka pritur në takim të ngarkuarën me punë të SHBA në Tiranë, Nancy VanHorn. Ka qenë ambasada amerikane që ka zbardhur takimin me kryeparlamentarin e ri, duke bërë me dije se diskutuan për përparësitë e Kuvendit dhe fushat kyçe me interes për administratën amerikane.

VanHorn thotë se do të bashkëpunojnë me Kuvendin për objektivat e përbashkëta.

“E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takua me Kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi, për të diskutuar mbi përparësitë e Kuvendit dhe fushat kyçe me interes për Administratën Trump, duke përfshirë rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen dhe forcimin e mekanizmave të kontrollit të investimeve, me qëllim forcimin e sigurisë dhe mirëqenies për Shtetet e Bashkuara dhe Aleatët e saj. Presim me kënaqësi të bashkëpunojmë me Kuvendin për këto objektiva të përbashkëta”, thuhet në reagim.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?