E pazakontë/ Shkretëtira shndërrohet në det

Reshjet e dendura të shiut kanë transformuar shkretëtirën në pjesën veriore të kryeqytetit të Arabisë Saudite, Riad.

Pamjet e transmetuara nga tv arab “Alarabiya”, tregojnë se si është shndërruar shkretëtira që i ngjason një deti të vogël.

Nga videon e publikuar tregohet qartë sasia e madhe e ujërave. Pamjet nuk janë të ndryshme nga ajo e urës “Mbreti Fahd” që kalon në gjirin arabik.

Siç dihet, në shkretëtirë bie shumë pak shi dhe kur bie ai humbet për shkak të avullimit dhe thithjes së tokës me rërë.

/Ora News/

SHKARKO APP