E përbashkëta e personave me sy blu

Njerëzit të cilët kanë sy ngjyrë blu kanë të gjithë një gjë të përbashkët. Sipas “Science Daily”, shkencëtarët në Universitetin e Copenhagen thonë se kanë arritur të zbulojnë mutacionin genetik, përgjegjës për sytë blu, që përllogaritet të ketë ndodhur rreth 6-10 mijë vite më parë.

Dikur të gjithë kishim sy ngjyrë kafë, po një mutacion genetik që prek genin OCA2 në kromozomet tona çoi në krijimin e një “çelësi” që “fiku” aftësinë për të prodhuar sy kafë”, shpjegoi për “Science Daily”, profesori Hans Eiberg.

Ky gen është përgjegjës për proteinën që prodhon melaninën. Është kjo e fundit që i jep ngjyrë flokëve, lëkurës dhe syve.

Njerëzit me sy blu kanë një sasi të vogël melanine në sytë e tyre dhe për shkak të kësaj shkencëtarët konkluduan se ata kanë një paraardhës të përbashkët.

SHKARKO APP