E reja e FRPD-së në protestë: Durimi përballë padrejtësisë është dorëzim, jo virtyt

Desada Xhetani, nënkryetare e Forumit Rinor të Partisë Demokratike (FRPD), në protestën e PD përballë Kryeministrisë ka adresuar problematikat që sipas saj përballen të rinjtë dhe studentët në Shqipëri, duke kritikuar ashpër qeverinë aktuale.

Xhetani u shpreh se studentët sot nuk kanë mundësinë të përqendrohen vetëm te studimet, pasi përballen me vështirësi ekonomike, duke përfshirë kostot e qirasë dhe ushqimit, si dhe pamundësinë e prindërve për t’i mbështetur financiarisht. Ajo theksoi se përfaqëson një brez të rritur mes varfërisë dhe emigrimit masiv.

Për të qeveria ka dështuar ndaj rinisë, arsimit, prindërve dhe pensionistëve, duke shtuar se 13 vitet e fundit janë karakterizuar nga pritje dhe justifikime. Xhetani deklaroi se durimi i zgjatur përballë padrejtësisë nuk përbën virtyt, por dorëzim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në fjalën e saj, ajo ngriti shqetësimin se punësimi i të rinjve nuk bazohet më në meritë, por në lidhje politike, duke theksuar se studentët pyeten se kë njohin dhe jo për aftësitë apo formimin e tyre profesional. Ajo shtoi se arsimi, sipas saj, është i përbuzur nga qeveria sepse prodhon mendim kritik, ndërsa analfabetizmi politik, sipas Xhetanit, i shërben pushtetit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Foto nga protesta

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë në Shesh?