E rrallë, babë e bir shënojnë në një ndeshje

Në futboll kemi parë vëllezër që luajnë në një skuadër, madje dhe babë e bir që veshin gjithashtu ngjyrat e të njëjtit ekip, por rasti i Rivaldos dhe djalit të tij Rivaldinho është vërtetë unik. Kampioni i Botës në vitin 2002 me Brazilin, jo vetëm që luajti në të njëjtën skuadër me djalin e tij por gjithashtu shënuan të dy gol në të njëjtën ndeshje. Në Moshën 43 vjecare, Rivaldo u rikthye në fushë për të ndihmuar ekipin e tij Mogi Mirim, I së cilit është dhe pronar, për të fituar 3-1 në Serinë B braziliane ndaj Macae, me Rivaldinhon që shënoi dy herë e Rivaldon, që realizoi një herë nga pika e bardhë për rezultatin provizoi 2-0. Ish-futbollisti i Barcelonës dhe Milanit, luan rregullisht prej një muaji duke qenë se skuadra e tij nuk po ecën mirë në kampionat, teksa para suksesit me Macae, mbante vendin e fundit në renditje. Në përfundim të sfidës Rivaldo u shpreh i lumtur për faktin, që pa emrin e tij në listën e shënuesve përkrah atij të djalit të tij Rivaldinho.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?