E rrallë në Shqipëri/Veshi i rrushit “marshalla”

Në hardhinë e një fermeri në Dumre veshi i rrushit është rritur sa një fëmijë 2-vjeç. Fermeri e ka këputur këtë vesh rrushi dhe me të ka bërë foto një fëmijë i vogël, i cili mezi e mban në krah.

Fermeri ka treguar se e ka punuar, plehëruar dhe vaditur rregullisht hardhinë. “E pikasa këtë cep që kur ishte i vogël. Ai ishte ndryshe nga të tjerët. Ishte më i madh. Dhe kështu vazhdoi të rritet. Unë i bëra gjithë shërbimet dhe spërkatjet me kimikatet që ta mbroj nga sëmundjet. Dhe sot e këputa dhe ia dhashë nipit ta mbaj”.

Sipas agronomëve, një dukuri e tillë haset rrallë megjithëse është e njohur. Ata shpjegojnë se bëhet fjalë për një bashkim të cepave të rrushit në një bistak të vetëm.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?