E rrallë/Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor, mbi qiellin e Shqipërisë

Një eveniment të rrallë, të cilin shumëkush nga ne mund ta gjejë me mjaft interes, lajmërohet për sot.

Në 18 e 14 minuta, Stacioni Hapësinor Ndërkombëtar (ISS) do të shihet mbi qiellin e Shqipërisë. Disa prej atyre që e kanë pasur këtë eksperiencë të këndshme në të kaluarën, tregojnë se pas një ekspozimi të gjatë, kalimi i stacionit në qiellin e natës lë pas një “bisht ylli”, përpara se të largohet nga shikimi.

ISS-ja është pas Diellit dhe Hënës, objekti i tretë më i shndritshëm dhe, nëse di ku të shikosh, do e vësh re patjetër, pa pasur nevojën e një teleskopi, thonë ekspertët. E gjithë çështja është të dish kur dhe ku të shohësh.

Duke qenë se Toka rrotullohet dhe stacioni orbiton rreth saj, pozicioni i tij në çdo moment lart në hapësirë, i relatuar me një pozicion në tokë, është vështirë të dihet me siguri.

ISS-ja shërben si laborator i shumanshëm hapësinor e banohet vazhdimisht, që nga 2 nëntori i vitit 2000, nga të paktën dy astronautë. Që prej atij viti, ekuipazhi është zëvendësuar shumë herë pas një qëndrimi gjashtëmujor. Stacioni furnizohet kryesisht nga anija hapësinore amerikane, “Space Shuttle”, anija hapësinore ruse “Soyuz” dhe kapsula ruse e hapësirës “Progress”.

/ Top Channel

SHKARKO APP