E tallën për mbipeshën, ja si “hakmerret” 24 vjeçarja

Mbipesha, kohët e fundit është kthyer në një problem të madh në të gjithë botën. Që nga fëmijët dhe deri tek të rriturit e moshave të ndryshme vuajnë aktualisht nga mbipesha anembanë globit.
Kësaj radhe bëhet fjalë për një nënë të re 24 vjeçare, pesha e së cilës u bë object talljeje nga njerëz të ndryshëm. Si shkak i mbipeshës, ajo kishte nisur të kishte vështirësi në ecje. Ky fakt ishte edhe arsyeja kryesore që njerëzit e tallnin, kur e shihnin në rrugë. Ashleigh Munn, 24 vjeçe, nga Skotlanda, kishte fituar një peshë marramendëse në ije dhe pothuajse nuk mund të ecte.
Mjaftuan talljet e tyre që ajo të merrte një vendim dhe të ndryshonte jetën e saj.
Ajo ndryshoi zakonet e ngrënies, u bë një vegjetariane dhe filloi të merrej me joga. Shumë ushtrime, ushqime të shëndetshme dhe fruta, dhe në fund ajo ndryshoi krejtësisht, për të mirë. Munn tani ka një pamje krejt tjetër, pothuajse është një person tjetër kur e sheh. Pamja e saj e ndryshme nga se që ishte më parë është dokumentuar në disa fotografi, ku ajo shihet mjaft seksi.

2

SHKARKO APP