E tallnin për unazën e lirë të fejesës, nusja ka përgjigjen perfekte

Një çift nga SHBA, Ariel dhe Quinn McRae, blenë unaza fejese me një çmim prej 130 dollarë në një dyqan të Pandora në Tennessee.

Pavarësisht se dyshja ra në dashuri me setin e bizhuterive , një asistente u tall me ta duke thënë:“Mund ta besoni që disa burra i blejnë këto si unaza fejese? Sa patetike.”

Pas kësaj, Ariel shkruajti në llogarinë e saj në Facebook një status i cili më pas u bë viral.

“Bashkëshorti im nuk ka shumë para, asnjëri prej nesh nuk ka. Ne vuajmë e vuajmë për të paguar faturat e për të mbushur barkun me bukë. Unaza nuk ishte fare në mendjen time, doja vetëm të martohesha me shokun tim të ngushtë” shkruan 22 vjeçarja.

Pas postimit, kompania i ka kërkuar falje nuses e dhëndrit të ardhshëm.

3af76aac00000578-0-image-a-14_14811360113673af76abd00000578-0-image-m-13_14811360020003af76ac900000578-0-image-a-3_14811358494163af76ac300000578-0-image-a-2_1481135824405

/Oranews

SHKARKO APP