E tradhëtoi me një modele të re, shkon me 50 djem 20 vjeçarë
Përpara se të shkonte në altar për t’u martuar me të dashurin e saj, me të cilin kishte 10 vite e lidhur, Kerry Bamblett shkoi në një sallon bukurie për depilim. Ishte dita më e bukur e jetës, por martesa nuk zgjati shumë.
I shoqi, Adriani, e tradhtoi pikërisht me vajzën e sallonit të bukurisë, që e depiloi përpara martess. Martesa zgjati vetëm gjashtë muaj dhe ajo mbeti e shkatërruar psikologjikisht.
Në fakt gjithmonë kishte qenë mbipeshë dhe nuk pëlqente stërvitjet apo palestrën.
“Vajza me të cilën më tradhtoi ishte shumë e re,” rrëfen 45- vjeçarja britanike.
Miqtë e bindën që pas divorcit, të hynte në një faqe për lidhje.
“Që ditën e parë mora 40 mesazhe. Nuk e besoja dot. Shumica e tyre ishin djem 20- vjeçarë. Më thonin se ngjaja si një sekretare seksi”. Nisi këtu një aventurë me djelmosha.
Kerry thotë se ka shkuar me mbi 50 djelmosha, shumica e tyre në moshën 20- vjeçare, madje njëri 19 vjeç.
“Kur Adi më tradhtoi me një vajzë të re, u shkatërrova për shkak të pamjes sime. Tani që dal me meshkuj të ri, ky dëm është riparuar,”.
“20- vjeçarët kanë humor, janë plot jetë dhe janë sponanë. Kjo më bën të ndjehem e re”.