E TRISHTUESHME/ I porsalinduri, duket si 80 vjeç

Një foshnje e seksit mashkull i cili ka lindur me një sëmundje të rrallë, e bën të duket si 80 vjeç.

Ai ka lindur në Magura, Bangladesh. Trupi i tij është i rrudhur dhe ka një pjesë të kurrizit me qime të trasha në shpinë.

Doktorët vendas u shokuan kur e panë dhe u përpoqën të gjenin shkakun e plakjes së tij. Ata besojnë se ai ka “Progeria”, e cila është një sëmundje që prek një në katër milionë veta. Kjo sëmundje shpesh kufizon fëmijët nga një jetë normale dhe bën që trupi i tyre të plaket më shpejt se zakonisht.

Prindërit e djalit janë shumë të lumtur që ai ka lindur i shëndetshëm. Babai i tij Patro tha: “Duhet të falënderojmë Zotin. S’kemi pse të mos jemi të lumtur për pamjen e tim biri. Ne kemi dhe një vajzë dhe tashme jemi bërë katër veta në familje. Ç’mund të kërkojmë më shumë”.

Patro dhe gruaja e tij Parul, kanë pasur vizita të shumta në shtëpi për shkak se njerëzit ishin kuriozë të shikonin si dukej djali i tyre.

SHKARKO APP