E vërteta e fshehur e Ledri Vulës (VIDEO)

Klan Kosova ka realizuar një dokumentar në seri të dokumentarëve për fytyra publike, ku i pari që hyri në lupën e këtij mediumi ishte pikërisht Ledri.

Ish-reperi i Babastars, Ledri Vula, ka tash e dy vjet që po vepron i vetmuar në skenë, dhe këtë me shumë sukses, me një rritje të dukshme artistike.

Gazetarja Nita Brisku thotë në këtë dokumentar se pikërisht largimi nga Babastars, i ka kontribuar Ledrit në këtë ngritje artistike.

Nga ana tjetër foli për të edhe shoku i tij i ngushtë, Rron Kajtazi, që ka qenë afër me Ledrin nga fëmijëria dhe e përshkroi Ledrin si një djalosh inteligjent, për të cilin vlen vetëm fitorja.

U rikthyen edhe momentet e errëta të karrierës që ishin kapitull i jetës së tij, së pari shkaku i Dafinës kur u rrah nga Krenar Çoçajn në prani të Getoar Selimit dhe së dyti kur me Babastars pati konfliktin me Noizyn, të cilin në Zurich e goditi për t’i shkaktuar lëndime në kokë dhe me të cilin më pas u përfshi ne konflikt edhe muzikor.

Të gjitha këto probleme bënë që Ledri të bëjë një pushim dhe të reflektojë. Të reflektojë se përtej muzikës është miqësia. Dhe këtë ai e ka potencuar në një intervistë. Ani pse, ai la vetëm Visarin, me të cilin ai kaloi shtatë vjet në skenë me dy super albume të lansuara si Skillz dhe një turne të anuluar veror.

Sot Ledri është një prej reperëve më të kërkuar, edhe pse jasht Babastars. Ai po ashtu sot është mik i mirë edhe me Noizyn, të cilin e goditi në aeroportin e Zurichut pasi kishte konflikt nga koha e Babastars, ashtu sikurse ka shoqëri të mirë me PINT, me Kaos, me shumë e shumë emra të tjerë, shokë të kahmotshëm me të cilët ka raporte të mira, përveç ish-shokëve të Babastars, ku ai nuk flet me Getoar Selimin, Skivin dhe Agon Amigën, teksa ai që shkaktoi shumë polemika për mbajtjen e raporteve të mira me Ledrin, Cozman, duket se nuk është ndikuar dhe ka shoqëri të mirë me reperin që dikur mbronte pa kushte ‘labelin’ Babastars.

 

SHKARKO APP