E vërtetë apo shaka (VIDEO)

De’arra dhe Ken, dy të rinj mjaft të njohur në YouTube, e kanë zakon t’i bëjnë shaka të kripura njëri – tjetrit. Por këtë herë, De‘arra e çoi gjithçka në një tjetër nivel, kur inskenoi sikur e kishin vrarë.

Në klipin që deri më tani është parë më shumë se 8 milionë herë, shfaqet De’arra që po përgatit shakanë e saj, ndërkohë që Ken ka vajtur për të bërë pazar. Me anë të një cope, ajo inskenon sikur ka në trup një plagë të bërë me thikë, përdor tualet dhe bojë të kuqe mbi trup, por edhe në dysheme për të krijuar një skenë “perfekte krimi”.

Kur Ken vjen dhe sheh gjak tmerrohet e vrapon për nga dhoma e ndjenjes, ku gjen të dashurën e tij përtokë të mbuluar nga “gjaku”.

Ajo nuk lëviz, teksa ai e shkund dhe e thërret në mënyrë të vazhdueshme, për ta sjellë në “jetë”. Sigurisht videoja mbyllet me De ‘arra që shpërthen në të qeshura… ndërsa Ken duke i thënë se e “urren”.

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=QzxgaTqcwm8″ width=”560″ height=”315″]

SHKARKO APP