”Ecim pa ndalim”, Rama poston video nga aksioni për lirimin e hapësirave publike
Lajme E Enjte, 4 Shtator 2025 17:45
Këtë pasdite kryeministri Edi Rama ka postuar pamjet nga aksioni për hapësirën publike. Sipas kreut të qeverisë, nuk do të ketë ndalim deri në çlirimin e çdo trotuari. Lirimi i hapësirave publike shihet si pjesë e vizionit të qeverisë “Rilindja Urbane 2.0”. Aksioni ka nisur në fillim të muajit korrik dhe do të vijojë të jetë në fokus të angazhimit të pushtetit vendor dhe qendror në mbrojtje të cilësisë së jetës në komunitet.
KOHA JONË SONDAZH

