Edhe 4 muaj vjen dita e kiametit
Planeti X po na afrohet
Nibiru, apo siç quhet ndryshe, Planeti X, do të tejkalojë tërthorazi sistemit tonë diellor, duke shkaktuar një kataklizëm të vërtetë
Planeti X – Nibiru sillet rreth Diellit tonë çdo 3,657 vjet, duke shkaktuar shkarje të poleve, gjë që e rrit aktivitetin vullkanik, shpeshton tërmetet dhe motin ekstrem. Në gusht pritet që ai ta ketë afërsinë më të madhe me planetin tonë, Tokën. Planeti X, sikur që është i rrezikshëm, ka edhe një ngjyrë të rrezikshme – të kuqe, derisa bishtin e ka të përbërë nga copa të shumta, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
“Krimet” e deritashme të Planetit X
Rreth këtij planeti sillen shumë “hëna”, të cilat ai i “përdor” për t’i sulmuar planetët e tjerë. Në këtë mënyrë ai ka shkatërruar Maldekun dhe planetë të tjerë, të cilët tani kanë mbetur vetëm si rripa asteroidesh. Nibiru ka qenë përgjegjës edhe për fundosjen e Atlantidës, për vërshimin në kohën e profetit Nuh, si dhe një Zot e di për çka tjetër.
Civilizimi i përparuar i Atlantidës u fundos mijëra vjet më parë, si pasojë e afrimit të Planetit X, respektivisht të shkarjes së poleve magnetike të Tokës.
Çka mund të ndodhë?
Derisa Nibiru është duke na u afruar, do të shpeshtohen zërat e çuditshëm, të gjëmimit të Tokës, trenat do të dalin nga binarët, linjat telefonike dhe kabllore do të shkëputen, kurse urat do të shemben. Po ashtu, ndërtesat do të fillojnë të eksplodojnë, apo të shemben, sikur që do të lirohen edhe gazra të shumta nga toka, duke shkaktuar vdekjen e një numri të madh të njerëzve dhe kafshëve. Aktiviteti vullkanik do të shpeshtohet, tornadot do të paraqiten në vende ku nuk ka pasur kurrë më parë, kurse rrymat e oqeaneve do të bëhen ekstreme, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
Të gjithë e kanë ditur
Sumerët e lashtë, majët, kulturat vendore të Amerikës, si dhe iluminatët, të gjithë këta kanë ditur rreth ekzistimit të Planetit X dhe rikthimin e tij pas qindra vitesh. Iluminatët, për qëllime të veta, e kanë mbajtur sekret ekzistimin e këtij planeti.
Për këtë shkak, disa medie jokonvencionale thonë se nuk duhet të presim që të dëgjojmë në lajme ndonjë risi rreth këtij kataklizmi që na pret.
Kohëve të fundit, shumë pajisje alienësh janë gjetur përgjatë zonave bregdetare, të dizajnuara që të ndihmojnë në ngadalësimin e lëvizjeve tektonike të Tokës dhe për ta zvogëluar ndikimin e tërmeteve.
Këto pajisje janë në formë të kutive të çuditshme metalike, të cilat emitojnë një zë gjëmues dhe, deri tani janë gjetur në Bregun Perëndimor të Amerikës, sidomos në Oregon. Njerëzit kanë raportuar se kanë parë kuti të tilla në bregdet, por nuk kanë mundur t’i lëvizin ato.