Edhe Irlanda shkon në Europian. Deshapms: Jemi krenarë që jemi francezë
Në prag të ndeshjes miqësore me Anglinë Didier Deschamps, trajneri i Francës, ka folur kryesisht mbi tragjedinë e Parisit. “Para një tmerri të tillë, një barbari e vërtetë, është e vështirë të gjesh fjalët, – ka thënë trajneri i Francës. – Jemi këtu për të përfaqësuar vendin tonë dhe të tregojmë se jemi krenar që jemi francezë. Falënderojmë anglezët për mikpritjen. Evropiani do të zhvillohet dhe besoj se kjo është gjëja e duhur”.
Deschamps, më pas, ka kujtuar se si ai dhe skuadra e tij kanë përjetuar të premten e tmerrshme, kur Parisi është sulmuar nga ekstremizmi islamik. “Po luanim ndeshjen, kemi dëgjuar disa shpërthime pa ditur se çfarë po ndodhte. Vetëm në fund të takimit e kemi kuptuar tragjedinë që po zhvillohej jashtë. Në orët e vona të natës kemi mbërritur në qendrën stërvitore në Clairefontaine, jemi përpjekur të hamë dhe të flemë. Por ka qenë një natë e shkurtër për të gjithë”, ka thënë trajneri i “Bleus”.
Sakaq, ngjarjet e Parisitjanë shumë të rënda dhe shumë të afërta për të mos folur për këtë temë. Antonio Conte, në konferencën për shtyp në prag të miqësores Itali-Rumani, ka folur për kërcënimin që paraqet ISIS (Islamic State in Iraq an Syria – Shteti Islamik në Irak dhe Siri) në Europë, për sulmet e 13 nëntorit në Paris, pa harruar Europianin që do të luhet verën e ardhshme në Francë.
“Ngjarjet që kemi përjetuar kanë qenë të pabesueshme, kemi mbetur pa fjalë për atë që ka ndodhur, – ka thënë Conte. – Janë akte terrorizmi që gjithsesi të bëjnë të mendosh, që mund të gjenerojnë frikë, por jam i bindur se duhet të luftojmë kundër këtyre akteve të pashpjegueshme, duke vazhduar përpara pa u frikësuar nga asgjë dhe asnjeri, përndryshe do të fitojë e keqja. Dhe kjo nuk duhet të ndodhë”, ka thënë trajneri italian.
Kombëtarja e Irlandëspo sot, ka prerë biletën për në Europianin që do të zhvillohet verën e ardhshme në Francë pasi ka mundur Bosnje Hercegovinën 2-0 në ndeshjen e kthimit të luajtur sot në mbrëmje në shtëpi, ndërsa takimi i luajtur para tri ditësh në Bosnje është mbyllur 1-1.
Skuadrës së O’Neill i kanë mjaftuar dy gjuajtje në kuadrat në 90 minuta për të marrë fitoren. Në minutën e 24-t i ka ardhur në ndihmë lojtari i miqve Senad Lulic me një prekje të topit me dorë në zonën e rreptësisë, që është konsideruar e vullnetshme nga arbitri i ndeshjes, i cili ka drejtuar dorën nga pika e 11-metërshit. Te pika e bardhë është paraqitur Walters, që nuk ka gabuar dhe ka kaluar në avantazh vendasit.