EDHE RAMA BUXHETIN “ LESH ARAPI” SI SALIU

 

      Është bërë traditë e përgjithëshmë tashmë që kur vijnë të majtët në pushtet,rrisin taksat në emër të forcimit të shtetit,mbrojtjes së të varfërve dhe frenimit të babzisë së të pasurve për pasurim.Por është e provuar se sa më radikale ka qënë kjo luftë e së majtës me kapitalizmin,aq më shumë varfëri ka sjellë  kudo ku është zbatuar.Këtë vijë ka dashur të ndjekë  edhe Qeveria e majtë  e Ramës tek ne këtë radhë,edhe pse vetë Rama nuk ka qënë ndonjë herë as i majtë e as i djathtë.Rriti tatim fitimin me 5% në burim dhe me 5% mbi dividentin.Pra nga 10 + 10%, shkuam në 30%.Hoqën taksën e sheshtë të Saliut dhe e zëvëndësuan me taksën progresive,që në fakt as vetë nuk po e marrin vesh se çfarë është dhe kundër kujt mund të zbatohet tek ne.Kur filloi në verë lufta kundër evazionit fiskal ,u bë një punë e mirë sepse detyroi shumë biznese të regjistroheshin.Me rrumpallhanën e Saliut me taksat,me vjedhjet masive të energjisë,me kultivimin ngado të drogës etj., nuk mund të ecej më tej.Por tatimorët e Ramës gabuan në një gjë esenciale që në start: i futën të gjithë bizneset në një thes ,duke sulmuar kot edhe ata që gjithë jetën kanë qënë korrekt me shtetin.Kjo solli frikë,pasiguri dhe tkurrje të madhe tek bizneset e mira në vënd dhe shumë syresh ndaluan investimet e punësimin.Kam asistuar vetë në verë në një kontroll të tillë tek një subjekt shumë i  rregullt,që gjithsesi punon vetëm dy muaj në vere,kur brënda një dite erdhen 7 kontrolle.Një çmenduri e padëgjuar..!                          Një tjetër gabim i rëndë në politikën e Ramës në ekonomi,që po ia bën “lesh arapi” buxhetin edhe Ramës,për mendimin tim, ka qënë ndalimi i punës ndërtimore në vënd.E kam ngritur zërin me disa shkrime për këtë temë,por siç duket është sëmundje që kush hyp në poltronin e Kryeministrit,nuk dëgjon më zërat që vijnë nga jashtë zyrës së tyre,por veç të servilëve e praktikantëve  studentë me të cilët kanë mbushur kabinetet.Ndërtimi ka qënë për vite me radhë shpirti i ekonomisë sonë.Normal që bumi do ikte një ditë.Por është marrëzi të mendosh se në Shqipëri kemi përfunduar punë me ndërtimin,se kemi pallate mjaft etj.Me ndërtimin janë të lidhur jo vetëm 13 fabrikat që prodhojnë tulla,nga të cilat nuk punon më asnjë.Por janë të lidhur edhe ata që      prodhojnë,çemento,zhavorre,hekur,moblilie,durale,sanitare etj., etj.Janë të lidhur ata që importojnë dhe eksportojnë lëndë të para dhe lëndë të gatshme.Është e lidhur më shumë se  gjysma e ekonomisë.Mua nuk më është dukur aspak  e mençur dhe aspak normale që në emër të disiplinimit të kaosit urban të Saliut,të ndalojmë krejt punën ndërtimore në vënd.Është njësoj si të themi: mëqë kemi aksidente për mungesë të rrugëve të mira e rregullave sipas standarteve,të ndalojmë qarkullimin rrugor..! Mjaftonte një organizëm i plotë kontrolli në qëndër mbi lejet e ndërtimit dhe puna nuk duhej kurrsesi të ndalej.Janë shkatërruar më qindra ndërmarrje e investime të medha,të mesme e të vogla në sektorin e ndërtimit ,të cilat nuk e marrin më vetën kurrë.Nuk është pasojë e ndalimit të vjedhjeve të energjisë apo ndalimit të kultivimit të drogës eksodi i 5-6 shqiptarëve në muaj këto kohë.As shkurtimi i 75 mij vëndeve të punës që raportojnë mediat.Por shkaku kryesor është ndalimi i punës në ndërtim dhe  mungesa e punëve alternative në sektorë të tjerë që kanë sjellë këtë situatë të keqe.

            Në fushatën e kalur elektorale asistuam në dy shëmtira propagandistike.E para shëmtirë ishte shpallja e legalizimeve si sukses dhe triumf i madh i politikës.Dhe e dyta, ishin  rikonstruksionet e shesheve të qyteteve.Të shpallësh sukses e triumf legalizimet ,për mua do të thotë që antishtetin dhe antiligjin përfundimisht të na i bësh standart të ligjit dhe të shtetit.Sigurisht që duhen bërë legalizimet e duhen ndalur ndërtimet e tjera pa leje me rreptësinë më të madhe.Por, duhen bërë në heshtje këto punë,spese janë turpi jonë dhe i gjithë qeverisjeve të rrumpallës së majtë e të djathtë në këto vite.Fasada elektorale me sheshet qe një tjerë prishje e papërgjegjëshme e parasë publike.Kush është ai që thotë se nuk i duam sheshet e qyteteve të bukura !? Por cilat janë prioritet kombëtare të investimeve që duhet të bëjmë dhe kush i vëndos ato ?.Si mund të ecët kështu kuturu pa një këshill të madh e të meçur të ekonomisë dhe pa debate parlamentare apo mediatike,meqë  opozitarët tanë demokratë nuk dinë të bëjnë tjetër gjë,veç të shajnë si  rrugeçër në Parlament.Se mjafton të marrim shëmbullin  e  Lezhës për të kuptuar marrëzinë e këtyre investimeve të parakohshme.Të vetmën urë që ka qyteti,e bënë pedonale..! Pastaj u kujtuan se qyteti nuk ka urë tjetër për të lidhur me rrjetin kombëtar rrugor fabrikat e bizneset,të cilat kanë mbetur tash një vit të bllokuara pas urës.Mjaftonte rregullimi i sheshit para Bashkisë e Vëndvarrimit të Skendërberut për tani.Ndërsa  investimet e tjera duhej të përqëndroheshin në rrugën dhe infrastrukturën e Shëngjinit,ku në verë hyjnë afro 2 mln euro në ditë, përkundrejtë afro  1 mln lek në vit që hyjnë në sheshin e ri  të Lezhës. E kanë bërë vërtetë “lesh arapi”, njësoj si Saliu dhe Bode  edhe Rama e Cani buxhetin e shtetit tonë,sidomos këtë vit dhe, më kot po u turrën me “shkop e shpatë “ doganierëve e tatimorëve,që ti ndërsejnë me hanxharë kundër bizneseve, për të mbushur me gjoba 300 mln eurot që kanë humbur vetë me gabimet dhe nxitimet me reformat  e  menduara keq.Do ishte më i moralshëm dhe besoj shumë më i suksshem për buxhetin të ndërmerrej një aksion i madh kundër pasurive të pushtuara publike,siç janë: afro 30% e plazheve tona dhe e tokave  bujqësore.Ose kundër pronave të  paligjshme të zyrtarëve,gjyqtarëve,prokurorëve etj, që mund të jenë afro dy herë më të mëdha se gjithë pasuritë e shtetit tonë.

ZEF SHTJEFNI

SHKARKO APP