Edhe sporti krijon varësi
Sporti i praktikuar në ekstremitet ka potencialin per t’u shndërruar në një varësi jo të shëndetshme. Pascal Pich ka ecur në linjën mes varësisë dhe pasionit, pasi për vite me rradhë, Pascal ka shpenzuar 40 orë në javë duke i dhënë biçikletës, duke notuar dhe duke vrapuar.
Ai shpjegon: ‘Une gjithmonë them se ndihesh gjallë, duket për të qeshur, por ushtrimi me bicikletë, apo në këmbë të bën të ndihesh që jeton.’
Pascal jetonte për sportin dhe në fakt ai është katër herë kampion botë në ultra-triathlon.
Një ultra-triathlon duhet të përfshijë 3.86 kilometra not, 180 kilometra në bicikletë dhe një maratonë e plotë prej 42.2 kilometra. ‘Unë do të zgjohesha në mes të natës dhe do të notoja deri në orën 4 të mëngjesit, më pas merrja trenin për në punë. Vija në shtëpi dhe haja, e më pas dilja me bicikletë për një periudhë prej 3 ose 4 orësh. Më pas unë do të vrapoja për 2 orë. E më pas, pasi të mbaronte dita, unë do të filloja përsëri të gjithë këtë proces nga e para.
Përgjatë aktivitetit sportiv, truri stimulohet dhe lëshon endorphina të cilat mundësojnë një ndjesi mirëqenieje dhe euforie, por kur ushtrimet janë intensive dhe të përsëritura, truri lëshon hormonin dopamie, i cili aktivizon fiksimin apo varësinë.
Francis Chaouloff është një neurobiolog. ‘Ju ndiheni sikur jeni duke pluskuar, ju humbisni gjurmët e kohës, nuk keni shqetësime, ju jeni në një gjëndje transi, madje dikush mund të imagjinojë se për disa individë, kjo ndjekje për transin është konstante.’
Pascal duhej të ngadalësonte ritimin për të mbajtur familjen bashkë, por ish kampioni i botës është kthyer për një sfidë të re, një ultra-triathlon përmes pesë kontinenteve në vetëm një vit. Ora News