Edi Rama: Nëse PS nuk del parti e parë, jap dorëheqjen nga politika

Kreu i PS-së dhe kryeministri Edi Rama ka bërë një deklaratë ‘bombë’. Duke folur në Top Story, Rama u shpreh se nëse PS-ja nuk do të dalë forcë e parë në zgjedhjet e 25 qershorit ai do të ikë nga politika.

‘Nëse ne, PS-ja nuk do të dalim forcë e parë në zgjedhjet e 25 qershorit, unë jap dorëheqjen dhe iki nga politika’, tha Rama. Pas kësaj deklarate të kryeministrit kanë filluar të mobilizohen Saimir Tahiri dhe Erion Veliaj se cili do të marrë drejtimin e PS pas datës 25 qershor.

SHKARKO APP