Edi Rama paralajmëron një mesazh të rëndësishëm

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka njoftuar se orari i komunikimit javor ka ndryshuar, kjo për shkak të angazhimeve në fushatë.

Rama njofton se sot Komunikimi Javor nuk do të jetë në orën 18:00, por në orën 16:00.

Gjithashtu kryeministri bën thirrje që komunikimi javor të dëgjohet, sepse ka një mesazh të rëndësishëm për të thënë.

”Për arsye të axhendës tejet të ngjeshur të fushatës, sot Komunikimi Javor do të bëhet në 16.00. Ju lutem ndiqeni sepse ka një mesazh me rëndësi për të gjithë ju, që në 25 qershor keni në dorë fatin e një reforme të domosdoshme, të cilën pa ju nuk e ndërmarrim dot! Arsyet në ERTV pas 45 minutash”, tha Rama.

SHKARKO APP