Edi Rama shkon të ndjekë ndeshjen e NBA-së, ikin dritat 30 minuta

 

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, edhe jashtë shtetit e ka ndjekur tersi i ikjes së dritave, fenomen i  njohur ky në Shqipëri.

Kryeministri Rama ndodhet në SHBA dhe shkoi për të parë një ndeshje të basketbollit, por i është dashur të presë plot 30 minuta për të ardhur dritat. Situata kaotike ishte krijuar për shkak të një defekti.

Ikja e dritave është rast  tejet i rrallë në Miami.

Ndeshja e basketbollit Indiana Pacers– dhe Miami Heat u ndërpre për afro 30 minuta, pas një problemi me ndriçimin në fushën e sportit “American Airlines Arena”, në Miami.

Lojtarët kanë pritur në fushë ndërsa spektatorët po ashtu, teksa teknikët e arenës të rregullonin problemin, derisa situata iu rikthye normalitetit.

Për të parë ndeshjen në “American Airlines Arena”, në orën 20:00 me orën lokale në Miami, edhe kryeministrin shqiptar, ish-basketbollist, iu desh të priste gjysmë ore.

SHKARKO APP