Edlira Çepani në garë për Bashkinë e Tiranës? Berisha: Kam caktuar 3 negociatorë për emrin e PD

Ende nuk ka një emër nga selia blu për garën që do të nisë për bashkinë e Tiranës. Në konferencën e së premtes për mediat, kryedemokrati Sali Berisha i rrëzoi plotësisht zërat për një kandidim të mundshëm të Ilir Alimehmetit në zgjedhjet e pjesshme. Nga ana tjetër, Berisha u pyet nëse Edlira Çepani, bashkëshortja e të ndjerit, Gerti Bogdani mund të jetë kandidate e opozitës në garë për Bashkinë e Tiranës.

Kryedemokrati iu shmang pyetjes duke thënë se ka ngarkuar një grup prej tre personash që do të negociojnë me partitë e tjera, për një kandidat të përbashkët të opozitës. Berisha zbuloi se këshilltari i djathtë për bashkinë e Tiranës do të jetë pjesë e një ekipi të PD, bashkë me Flamur Nokën dhe Belind Këlliçin që do të negociojnë me partitë opozitare për të zgjedhur një kandidat të mundshëm që do të sfidojë Ogerta Manastirliun.

“Unë kam ngarkuar një grup prej 3 personash që do të negociojnë me partitë e tjera për emrat. Do të jetë Flamur Noka, Belind Këlliçi dhe Ilir Alimehmeti. Do të jenë përfaqësuesit tanë që do negociojnë me partitë e tjera. Por tani, a më shkon mua që nga një anë të ngarkoj dhe t’u them partive që do negociojmë, dhe nga ana tjetër të them emra. Kjo nuk më shkon”, deklaroi Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?