Edukimi seksual në Holandë, që në bankat parashkollore
Megjithëse nuk quhet edukim “seksual” në mënyrë eksplicite, ideja e këtyre ligjëratave është që të ketë një diskutim të hapur për marrëdhëniet dhe dashurinë.
“Njerëzit shpesh mendojnë që ne u flasim drejtpërdrejtë fëmijëve për marrëdhëniet seksuale. Seksualiteti është më shumë se sa kjo. Ka të bëjë me imazhin për veten, zhvillimin e identitetit personal, rolin e gjinive, dhe mbi të gjitha ka të bëjë më mënyrën se si të shprehni vetveten, dëshirat dhe barrierat e juaja”, ka thënë për Rutger WPF, Ineke van der Vlugt, eksperte e zhvillimit seksual të të rinjve.
“Mësimet kanë për qëllim që ti nxitin fëmijët të mendojnë dhe të flasin për intimitetet që na bëjnë të ndihemi mirë, po ashtu edhe për ato që nuk na bëjnë të ndihemi mirë. Po ashtu tentojmë që të rrisim edhe vetëdijen për trupin e tyre”, ka thënë ajo.
Përndryshe Hollanda ka shkallën më të ulët të shtatëzanive të adoleshenteve në botë.