”Egërsi shtazore”, Berisha poston videon nga Parlamenti: Shenja të qarta të arrogancës së pushtetit
Sali Berisha ka reaguar ashpër ndaj ndërhyrjes së Policisë së Shtetit gjatë protestës qytetare përballë Parlamentit, duke e cilësuar veprimin e forcave të rendit si dhunë dhe arrogancë shtetërore. Në deklaratën e tij, Berisha dënon atë që e quan trajtim të papranueshëm ndaj protestuesve paqësorë nga ana e Policisë, duke theksuar se përdorimi i forcës ndaj qytetarëve që shprehin pakënaqësinë e tyre është shenjë e një pushteti që sipas tij përgjigjet me represion.
Postimi i plotë
Egërsi shtazore!
Dënoj me ashpërsinë më të madhe dhunën dhe arrogancën e Policisë së Shtetit ndaj qytetarëve që protestojnë.
Është e papranueshme që, ndërsa në Parlament shërbëtorët e Edi Ramës përpiqen të zhvlerësojnë protestën madhështore të shqiptarëve, në rrugë dërgojnë policinë për t’i dhunuar ata që kërkojnë të dëgjohen.
Kur një qeveri nuk i përgjigjet qytetarëve me argumente, por me forcë, ajo tregon frikë, jo fuqi.
Dhuna ndaj protestuesve paqësorë dhe përpjekjet për të heshtur zërin e tyre janë shenja të qarta të arrogancës së pushtetit dhe të një regjimi që ka humbur legjitimitetin në sytë e qytetarëve. Kërkoj lirimin e tyre të menjëhershëm!
KOHA JONË SONDAZH

